Shënimet e lëshimit për GNOME 2.20

1. Parathënie

GNOME 2.20 është versioni i fundit i GNOME Desktop: një mjedis pune i përhapur dhe shumë-plataformësh. Qëllimi i GNOME është të jetë i lehtë në përdorim, stabël dhe të ketë një suport të klasës së parë për açesibilitetin dhe internacionalizimin. Bazuar në software të lirë dhe Open Source, GNOME afron të gjithë instrumentët e zakonshëm që një përdorues kompjuteri pret nga një mjedis modern pune, sikurse edhe një plataformë fleksibile dhe të fuqishme për zhvilluesit e programeve.

Përmirësimet në GNOME 2.20 përfshijnë: suport të përmirësuar për gjuhët nga e djathta në të majtë; instrumentë kërkimi të integruar në dialogun e zgjedhjes së file; veçori të reja të dobishme në klientin email dhe kalendar Evolution; përmirësuar eksplorimi i katalogëve të figurave; sistem preferimesh i thjeshtësuar; manazhim efikas i energjisë dhe monitorim tepër preçiz i baterive. Zhvilluesit ndihmohen më shumë gjatë zhvillimit të aplikativëve falë versionit të ri të toolkit GTK+, instrumentëve të përmirësuar dhe sitit të ri për dokumentime.

Hapësira e punës GNOME lëshohet çdo gjashtë muaj me shumë karakteristika, përmirësime, korrigjime "bug" dhe përkthime të reja, dhe GNOME 2.20 vazhdon këtë traditë. Për të mësuar më shumë në lidhje me GNOME dhe cilësitë që e bëjnë të dallojë nga mjediset e tjerë të punës për kompjuter (si përdorshmëria, açesibiliteti, internacionalizimi dhe liria) vizito faqen About GNOME në sitin tonë web.

Bashkohu sot me ne dhe shiko çfarë diference mund të bëni.

GNOME 2.20 përfshin të gjitha përmirësimet e kryera në GNOME 2.18 dhe në versionet e mëparshëm. Mund të mësoni më tepër në lidhje me ndryshimet e kryera tek GNOME 2.18 nga shënimet e lëshimit përkatës.

Këto shënime për lëshimin e versionit 2.20 mund të lexohen në gjuhë të ndryshme: shqip, arabisht, bullgarisht, katalane, kineze (e thjeshtë), kineze (tradicionale), daneze, hollandeze, estone, anglisht, frengjisht, gjermanisht, greqisht, indoneziane, italisht, japonisht, koreane, lituane, maqedonisht, punjabi, polonisht, portugeze (braziliane), rusisht, sërbisht, sërbisht (latine), spanjisht, suedisht, tailandeze, turqisht, ukrahinase, vietnameze, galeze.

2. Të reja për përdoruesit

Kujdesi i Projektit GNOME kushtuar përdoruesve dhe përdorshmërisë vazhdon në GNOME 2.20 me korrigjimin dhe plotësimin e qindra difekteve dhe përmirësimesh të kërkuara nga përdoruesit. Numri tepër i madh bën të pamundur paraqitjen e çdo ndryshimi apo përmirësimi të kryer por në këto shënime do të kërkojmë të vëmë në dukje disa prej funksioneve më eksitues për përdoruesit në këtë version të GNOME.

2.1. Email dhe kalendar

Evolution, klienti email dhe groupware i GNOME, ka pësuar shumë përmirësime.

Paralajmërimi në lidhje me të bashkangjiturit mund të shprehë përfundimin e këtyre mesazheve "Më falni, kam harruar të bashkangjis file". Në se kërkohet nisja e një mesazhi që përmban fjalën "attachment" (opo të ngjashëm), por nuk gjendet asnjë file i bashkangjitur, do të shfaqet një paralajmërim. (sh.p.: tani për tani, ky funksion vihet në dispozicion vetëm për gjuhën angleze).

Figura 1Paralajmërim për të bashkangjiturit e Evolution.

Evolution tani shfaq një ikonë në zonën e lajmërimeve në panel kur arrin një mesazh i ri. Vini re që, meqenëse kjo karakteristikë është thjesht një plugin akoma jo i integruar në preferimet e përgjithshme, për të çaktivuar këtë funksion do t'ju duhet të çaktivoni plugin.

Figura 2Ikona e re e njoftimeve të Evolution.

Lëvizja e konfigurimit dhe arkivit të mesazheve në një kompjutër të ri tani është shumë më e lehtë falë karakteristikës së re për backup/rivendos.

Figura 3Karakteristika e backup e Evolution.

Suporti për «Shtyllën magike hapsinore» e re është i vështirë për tu gjetur, por i dobishëm - do të thotë që tani mjafton një pulsant i vetëm për të lexuar mesazhet e rinj në të gjitha kartelat. Mjafton të shtypet shtylla hapsinore për të lëvizur dritaren e pamjes së parë të mesazheve deri në fund të mesazhit email e ta shtypësh përsëri për të lexuar email pasardhës të palexuar në atë kartelë. Mbasi të jenë lexuar të gjithë mesazhet, shtypet një herë tjetër shtylla hapsinore për të shfaqur mesazhin e parë të palexuar në kartelën pasardhëse.

Edhe kalendari i Evolution ka pësuar përmirësime të ndjeshme. Interfaqja e kërkimit mundëson tani kryerjen e kërkimeve të hollësishëm sikurse ato në dispozicion për mesazhet dhe rubrikën dhe është gjithashtu e mundur ruajtja e kërkimeve për ti përdorur më vonë. Gjithashtu tani është bërë e mundur hyrja e shpejtë tek takimet për shtatë ditët e ardhshme dhe për tek takimet aktive.

Figura 4Paraqitja 7 ditore e aktiviteteve në Evolution.

Përveç kësaj, klienti email tani

  • lëviz diskutimet në krye të listës kur është i pranishëm një email i ri, në paraqitjen sipas diskutimeve.
  • përdor sistemin e printimit standart të GTK+, duke përdorur të njëjtat dritare dialogu të aplikativëve të tjerë duke afruar më tepër opsione printimi sesa në të kaluarën.
  • jep mundësinë e zgjedhjes, me anë të preferimeve, të plugin për postën e padëshiruar (SpamAssassin or BogoFilter). E tani SpamAssassin do të edukohet kur një mesazh shënohet si i padëshiruar.

Përdoruesit e Microsoft Exchange do të mirëpresin përmirësimet e sjella suportit Exchange të Evolution, që përmban:

  • Hyrje tek funksioni i delegimit të Exchange në menyrë që një koleg të mund të vazhdojë punën tuaj ndërkohë që ju nuk jeni.
  • Shpejtësi më e madhe përdorimi jashtë linje.
  • Shpejtësi më e madhe në ngarkimin e kartelave.

2.2. Shfletuesi web

Shfletuesi web i integruar në GNOME, Epiphany, është përmirësuar pak, por në menyrë të ndjeshme.

Plotësimi në linjë tek shtylla e adresave tani është më i kuptueshëm. Kur përdoren tastet kursorë për të zgjedhur nga një listë e shpalosëshme, zgjedhja aktuale paraqitet menjëherë tek fusha e shtimit, duke bërë më të lehtë shikimin e adresës që do të përdoret po të shtypet "enter". Kjo menu e shpalosëshme shfaq adresa si nga historiku po ashtu nga libërshënuesi dhe shfaq edhe ikonat e siteve web (favicon) për elementët në kronollogji, sikurse vepronte për libërshënimet.

Figura 5Shfletuesi web, duke shfaqur libërshënimet dhe historikun në shtyllën e adresave, së bashku me favicon.

Në përgjigje të kërkesave të shumta tani është shtuar edhe një preferim për "rrëshkitjen e njëtrajtshme" që bën më të lehtë shikimin nga ku duhet vazhduar leximi i një faqe web gjatë rrëshkitjes së faqes. Nuk është aktivuar në menyrë të përzgjedhur pasi shumë përdorues janë ankuar për lodhje të syve gjatë përdorimit.

2.3. Shikuesi i figurave

Shikuesi GNOME i figurave, eog, tani është më i shpejtë dhe stabël. Dritarja e re e dialogut të preferimeve afron një hyrje të lehtë tek informacionet bazë dhe metadata për figurat dhe përfshin edhe të dhënat XMP (Extensible Metadata Platform) që aparati fotografik apo programi mund të arkivojë në file, përveç të dhënave EXIF. Këto të dhëna mund të përmbajnë vendndodhjen, informacione mbi të drejtën e autorit, liçencën dhe etketat.

Tani një figurë mund të hapet me lehtësi edhe nga një aplikativ tjetër, si GIMP, duke përdorur yërin e ri në menu "Hap me...". Pasi të jenë kryer ndryshimet dhe ruajtur file, figura do të rifreskohet automatikisht në shikuesin e figurave. Ky funksion gjendet në menunë e re të fituar nga një klik i djathtë i mouse në kuadratin e koleksionit të figurave, në pjesën e poshtme të dritares së bashku me shumë funksione të tjerë të dobishëm. Koleksioni i figurave tani ka edhe dy pulsantë vertikalë, në të djathtë dhe në të majtë, që bëjnë më të lehtë eksplorimin e figurave.

Figura 6Shikuesi i figurave, me dritaren e dialogut të pronësive dhe menunë "Hap me".

2.4. Shfaqësi i dokumenteve

Evince, shfaqësi i file PDF e Postscript i GNOME, tani suporton modulët interaktivë në PDF, duke mundësuar shtimin e informacioneve në brendësi të PDF për t'u ruajtur pao shtypur. Gjithashtu paraqitja e faqeve tani rezulton në menyrë të ndjeshme më e shpejtë.

Figura 7Shfaqësi i dokumenteve gjatë plotësimit të një formulari.

Tani është e mundur edhe ruajtja e figurave të përfshira në dokumente PDF dhe printimi i PDF me shumë faqe për fletë.

2.5. Zë dhe video

Jo të gjitha shpërndarjet instalojnë në menyrë të prezgjedhur të gjithë codec multimedialë, pasi në disa shtete nevoitet marrja e lejeve të përdorimit për disa prej tyre. Për këtë arsye, aplikativët që nuk arrijnë gjithmonë të lexojnë çdo format file. Por aplikativët si riprodhuesi video i GNOME, Totem, mund t'i kërkojnë përdoruesit instalimin e codec të rinj mungues. Ky funksion kryhet aktualisht nga shpërndarja në përdorim, që vendos në menyrë pavarur menyrën e marrjes së codec. Ja si shfaqet kjo kërkesë në Ubuntu:

Figura 8Riprodhuesi video gjatë propozimit për shkarkimin e një codec.

Suporti i Totem për video-t e integruara në faqet web është gjithashtu përmirësuar. Tani suportohen shumë më tepër faqe web, duke shfaqur një pulsant "Luaj" kur është e nevojshme nisja manuale e riprodhimit video dhe tani lejohet kalimi në modalitetin me ekran të plotë direkt nga faqja web.

2.6. Mbajtja e shënimeve

Tomboy, aplikativi i GNOME për marrjen e shënimeve, tani afron karakteristika të reja të rendësishme, e para ndër të cilat është sinkronizimi i shënimeve. Tomboy tani mund të përdorë WebDAV ose ssh për tu lidhur me një server në distancë dhe të sinkronizojë të gjithë shënimet e mbajtura. Kjo i jep mundësinë përdoruesve që përdorin më shumë se një kompjutër të mbajnë një të përbashkët të vetme shënimesh të sinkronizuar midis të gjitha makinave. Një kontroll i thjeshtë mbi konfliktet midis serverit dhe klientit Tomboy, siguron mungesën e humbjeve të të dhënave në rast konflikti midis shënimeve.

Figura 9Tomboy dhe sinkronizimi i shënimeve midis dy kompjutërve.

Gjithashtu, Tomboy kujton shënimet e hapura duke i shfaqur kur riniset aplikativi.

2.7. Përpunimi i teksteve

Editori i thjeshtë por i fuqishëm i GNOME, gedit, tani ka një sistem krejt të ri për vënien në dukje të sintaksës në gjendje të suportojë gjuhët e script-imit si PHP e Ruby edhe nëse të integruar në HTML, ashtu dhe për tekste si "TODO" dje "FIXME" në brendësi të komenteve të kodit si edhe për dokumentimin gtk-doc të kodit burues.

Mund gjithashtu të zgjidhet midis skemave të ndryshme të ngjyrave nëse jeni mësuar me ngjyrat e përdorura nga një editor tjetër tekstesh.

Figura 10Skemat e ngjyrave të editorit të teksteve.

2.8. Organizimi i file

Dritarja e dialogut të zgjedhjes së file tani është në gjendje të shfaqë file më të rinj dhe është në gjendje të përdorë instrumentët e kërkimit si Beagle apo Tracker, duke bërë më të thjeshtë kërkimin e file, pa asnjë ndërprerje.

Figura 11Kryerja e një kërkimi në brendësi të dritares së dialogut të zgjedhësit të file.

Manazhuesi i file Nautilus tani shfaq më shumë informacione në dritaren "Ponësitë" në lidhje me disqet me anë të një grafiku në formë torte që jep menjëherë mundësinë e shikimit të sasisë së hapësirës akoma të lirë. Përveç kësaj, tani mund të shihet në menyrë më të hollësishme përdorimi i diskut me anë të instrumentit "Analizuesi i përdorimit të diskut".

Figura 12Dritarja e dialogut të pronësive të një disku fiks.

(Përdoruesit më të kujdesshëm do të vënë re difektin me informacionet e "Lloji", "Madhësia" e "Lloji MIME" në figurë. Shpresojmë të korrigjohet për GNOME 2.22.)

Manazhuesi i file tani përdor edhe informacionet EXIF të aparatit fotografik për të rrotulluar miniaturat e fotove kur nevoitet. Kjo do të thotë që, kur bëhet një fotografi dhe importohet në GNOME, orientimi i pamjes së parë do të jetë korrekt, edhe nëse fotografia të jetë bërë vertikalisht apo horizontalisht.

Figura 13Manazhuesi i file me miniaturat e figurës të orientuara korrektësisht.

File-roller, manazhuesi i arkivëve, taniështë në gjendje të hapë dhe të ruaj arkivë me anë të rrjetit, si një server i montuar me ssh://, duke shfrytëzuar të njëjtin sistem gnome-vfs të përdorur nga aplikativët e tjerë GNOME. Është gjithashtu e mundur kopjimi/ngjitja dhe tërheqja e file midis arkivëve të ndryshëm.

2.9. Paneli

Paneli i GNOME është i dukshëm, në pjesën më të madhe të shpërndarjeve, në anën e sipërme apo të poshtme të ekranit. Janë kryer disa përmirësime në GNOME 2.20. Për shembull, applet "Lista e dritareve" nuk ndryshon më madhësinë e pulsantëve kur ndryshon gjatësia e titujve të dritareve. Në këtë menyrë shmanget ndryshimi i besdisshëm i madhësisë kur ndryshohet skeda në shfletuesin web. Applet "Zgjedhësi i dritareve" tani rendit listën e dritareve në varësi të zonës së punës.

Përdoruesit e "panelëve fluturues" (që nuk shtrihen për të zënë të gjithë ekranin), do të venë re që këta panelë tani mbajnë pozicionin dhe renditjen korrekte kur ndryshohet qartësia e ekranit. Akoma punë për të përmirësuar rivendosjen e veglave për panel kur ndryshohet qartësia e ekranit, është parashikuar për GNOME 2.22.

2.10. Paneli i kontrollit

Për GNOME 2.20, panelët e kontrollit janë riorganizuar për të zvogëluar numrin e tyre, duke bërë më të lehtë gjetjen e çfarë kërkohet.

Për shembull, ky version shënon debutimin e applet të ri të panelit të kontrollit "Paraqitja". Applet "Tema", "Sfondi", "Gërmat" dhe "Interfaqja" janë bashkuar për të krijuar këtë applet të ri, duke thjeshtuar menunë "Preferimet".

Figura 14Paneli i kontrollit "Paraqitja".

Përveç kësaj, disa nga preferimet e açesibilitetit janë lëvizur në një skedë të re në panelin e kontrollit "Aplikativë të preferuar".

Figura 15Skeda "Açesibiliteti" në panelin e kontrollit "Aplikativë të preferuar".

Përdoruesit e lidhjeve pa fije do të mirëpresin suportin për kriptimin WPA në panelin e kontrollit të rrjetit.

2.11. Manazhimi i fjalëkalimeve

Sistemi i mbajtjes së çelsave i GNOME kujton fjalëkalimet për serverët e rrjetit dhe për sitet web. Në GNOME 2.20, mbajtësi i çelsave shbllokohet automatikisht gjatë hyrjes në seancë dhe kur shbllokohet ekrani, duke bërë të panevojshëm kërkimin në menyrë të vazhdueshme të fjalëkalimit. Duhet venë re që kjo karakteristikë ka nevojë për disa ndryshime nga ana e shpërndarjes në përdorim. Mund gjithashtu të ndryshohet fjalëkalimi kryesor i mbajtësit të çelsave me anë të panelit të kontrollit "Preferime kriptimi" në skedën "Mbajtësi i çelsave" të GNOME.

Figura 16Skeda e mbajtësit të çelsave në panelin e kontrollit "Preferime kriptimi"

Programi ndihmues "Fjalëkalime dhe çelsa kriptimi" tani shfaq më shumë hollësi kur importohen çelsat dhe lejon zgjedhjen e llojit të arkivit kur kriptohen file shumëfish.

Figura 17Kriptimi i shumë file.

2.12. Sistemi i ndihmës

Ky version është dëshmimtar i shumë ndryshimeve në infrastrukturën e shfletuesit të ndihmës së GNOME (yelp), duke i përmirësuar stilin dhe paraqitjen. Përveç kësaj, ngjyran tani pasqyrojnë temën në përdorim.

Faqet e ndihmës tani ngarkohen më shpejt, meqenëse ngarkohen sipas kërkesës në vend që të ngarkohet krejt manuali.

Figura 18Shfletuesi i ndihmës.

2.13. Manazhuesi i energjisë elektrike

Manzhuesi GNOME i energjisë tani ruan informacionet në lidhje me profilin e baterive, në menyrë që të afrojë një parashikim më të kujdesshëm të kohës së mbetur në dispozicion, edhe me bateri të vjetra të konsumuara. Është gjithashtu në gjendje të njohë modelin e baterive të thirrura mbrapsht nga prodhuesit.

Figura 19Manazhuesi i energjisë dhe paralajmërimi i baterisë së konsumuar.

Disa përbërës të GNOME, si p.sh. kontrolluesi i volumit janë korrigjuar për të hequr kërkesat e panevojshme, duke sjellë si rezultat një kursim më të madh energjie.

2.14. Identifikimi dhe ruajtësi i ekranit

Përdoruesit edhe më parë kishin mundësi të zgjidhnin gjuhën e tyre të preferuar në fazën e hyrjes në GNOME, por tani mund të paraqisin edhe dritaren e hyrjes direkt në gjuhën e tyre sapo ta kenë zgjedhur, falë përmirësimeve të kryera tek GDM (Gnome Display Manager).

Ruajtësi GNOME i ekranit u jep mundësinë tani vizituesve të lënë një mesazh ndërkohë që ekrani është i bllokuar. Mjafton thjesht klikimi i pulsantit "Lër një mesazh". Në kthim, mbasi të jetë shbllokuar ekrani, këto mesazhe do të shfaqen.

Figura 20Shënime të shkruara ndërkohë kur mbrojtësi i ekranit ka qenë aktiv.

2.15. Gjuhë nga e djathta në të majtë

Gjuhë si arabishtja dhe hebraike shkruhen nga e djathta në të majtë. Përdoruesit e këtyre gjuhëve presin që elementët e interfaqes të jenë të "pasqyruar" në krahasim me interfaqet e përdorimit nga e majta në të djathtë. GNOME 2.20 përmirëson suportin për këto gjuhë në menyrat në vijim:

  • Pulsantët e shtyllës së titullit të dritareve (si minimizo, maksimizo dhe mbyll) shfaqen në si të pasqyruar.
  • Elementët e menusë së shtyllës së titullit janë të renditur djathtas.
  • Zgjedhësi i dritareve me pulsantët Alt-Tab rreshton dhe lëviz dritaret nga e djathta në të majtë.
  • Zgjedhësi i zonave të punës me pulsantët Ctrl-Alt-Shigjetë rreshton dhe lëviz midis zonave të punës nga e djathta në të majtë.
Figura 21Zgjedhja e një dritare në gjuhën arabe. Vini re pulsantët e invertuar në shtyllën e titullit.

2.16. Açesibiliteti

Suporti GNOME i açesibilitetit mund të personalizohet për t'u mundësuar personave me ndonjë paaftësi fizike të përdorin GNOME. Orca, lexuesi i ekranit, është një përbërës esencial i këtij suporti, që përdor sintezën vokale, braille dhe zmadhimin për të ndihmuar personat me probleme në shikim.

Vantazhi kryesor i Orca është suporti i tij në nivel aplikativi. Kjo do të thotë që mund të kuptojë modelet specifikë të...

3. Të reja për administratorët

Së bashku me GNOME lëshohet një koleksion instrumentësh për të ndihmuar administratorët e sistemeve në instalimet në rang korporatash dhe situata në të cilat nevoitet lockdown i kompjuterit.

3.1. Editori i lockdown dhe profileve të përdoruesve

Editori i profileve të përdoruesve "Sabayon" i jep mundësin administratorëve të sistemojnë profilet e përdoruesve në brendësi të një seance të hapur dhe interaktive GNOME. Kur krijohet apo ndryshohet një profil, niset një seancë e mbivendosur e GNOME, që administratori mund të përdorë për të ndryshuar kyçet e prezgjedhur dhe të detyrueshëm GConf në seancën e tyre personale të GNOME.

Nga një dritare e mbivendosur një administrator sistemi mund të krijojë profilë të personalizuar në bazë të përshkrimit të punës (p.sh. pritësi i vizitave, nëpunësi i magazinimit të të dhënave, programues, përgjegjësi i rezervave njerzore, etj.). Këto profile mund të ruhen dhe shpërndahen në makina të ndryshme pune me lehtësi, duke kursyer kohën e punës së administratorit. Profilet gjithashtu mund të ndryshohen dhe të përshtaten sipas nevojave të përdoruesit. Duke qenë në një vendodhje të centralizuar, mundësojnë mirëmbajtjen dhe zhvillimin me lehtësi.

Në GNOME 2.20 editori i profileve të përdoruesve mund të përdoret gjithashtu për të përcaktuar preferimet e prezgjedhuar për aplikativët OpenOffice përveç suportit ekzistues për aplikativët GNOME dhe Mozilla.

Figura 22Përcaktimi i preferimeve të prezgjedhuar të OpenOffice për një profil përdorimi.

3.2. GDM (GNOME Display Manager)

GDM tashmë ka një auditing të përmirësuar utmp/wtmp, në këtë menyre, kur përdoruesit hyjnë apo dalin nga sistemi, regjistrohen disa zëra në /var/adm/utmp dhe /var/adm/wtmp. Kjo mundëson programe si who e finger të shfrytëzojnë bazën e të dhënave utmp për të marrë informacione mbi kë përdor sistemin. Përveç kësaj, suporti për Linux auditing, me anë të libaudit, regjistron suksesin dhe dështimin e çdo përpjekje identifikimi në sistem me anë të sistemit të auditing të kernel Linux.

GDM tani mund të përdorë edhe RBAC (Role Based Access Control) për të kontrolluar hyrjen tek funksionet Ndalo, Rinis dhe Pezullo.

4. Të reja për zhvilluesit

Plataforma e zhvillimit të GNOME 2.20 afron një bazë të qëndrueshme për zhvilluesit e pavarur të programeve për të krijuar aplikativët e tyre. GNOME dhe plataformat që e përbëjnë përdorin një liçencë që lejon krijimin si të programeve të lirë ashtu dhe të programeve pronësorë.

Libraritë në Plataformën GNOME garantohen për të qenë API dhe ABI stabël për të gjithë serinë e lëshimeve të GNOME 2.x. Libraritë në mjedisin e punës GNOME nuk kanë këtë garanci, por pjesa më e madhe ruajnë përputhshmërinë nga një version tek tjetri.

4.1. GTK+

GNOME 2.20 përdor version 2.12 të API GTK+, që shtojnë karakteristika të reja dhe korrigjijnë shumë difekte. Ndryshimet më të rëndësishëm janë:

  • Një widget i ri GtkVolumeButton, për t'u përdorur me riprodhuesit multimedialë.

  • Një klasë e re GtkRecentAction për të afruar një zë menuje për file të rinj.

  • Një API e përmirësuar GtkTooltip, shumë më e fuqishme dhe komode në krahasim me tashmë të deklasuarën GtkTooltips API. Me këtë, mund të paraqiten këshillat në brendësi të GtkTreeViews dhe në widget jo sensibël.

  • API GtkBuilder e re me të cilën është i mundur krijimi i interfaqeve të përdorimit nga përshkrimet në XML, krijuar për të zëvendësuar së shpejti libglade.

  • Suporti për disa efekte të thjeshtë grafikë, atje ku hardware dhe driver i lejojnë, me anë të funksioneve si gdk_window_set_composited() dhe gdk_window_set_opacity().
  • Metoda të reja input për gjuhët Tailandeze dhe Lao, përveç një metode input me presion shumëfish, në stilin e telefoninëve, për dispozitivët embedded.
  • Ikonat e prezgjedhura janë përditësuar për të qenë konforme specifikës Tango të freedesktop pra, në këtë menyrë, paraqitja e aplikativëve të GNOME është akoma më konsistente midis mjediseve dhe instrumentëve të ndryshëm.
  • GtkFileChooser tani shfaq një listë me file të rinj dhe mund të integrohet me sistemet e kërkimit si Beagle e Tracker, sikurse përmendur në seksionin e manazhimit të file.

Shiko gjithashtu listën me funksionet e rinj në GTK+ 2.12. Hollësitë e plota gjënden në një seri mesazhesh (shiko 1, 2, 3, 4) email nga Matthias Clasen

4.2. Glib

Libreria Glib ka në dispozicion tani një funksion g_get_user_special_dir() që afron shtegun për tek kartelat speciale të përcaktuara në specifikën e FreeDesktop.org xdg-user-dirs.

Për përpunimin e teksteve, API e re GRegex mundëson krahasimin e string-ave pa patur nevojë për asnjë librari shtesë.

4.3. Pango

Sistemi i vizatimit të tekstit Pango ka pësuar përmirësime të rendësishme.

Për shembull, tani ka një motorr të ri për shkrimin N'Ko përdorur nga minoriteti i gjuhës Mande në Afrikën Perëndimore. Këto gjuhë deri më sot kanë qenë të suportuara keq nga sistemet informatikë.

Figura 23Një shembull i marrë nga motorri modelues N'Ko.

Motorri i përmirësuar OpenType ndihmon Pango në zgjedhjen e Glyph korrekte në varësi të gjuhës në përdorim.

Figura 24Motorri OpenType i Pango në zgjedhjen e një glyph korrekt.

Gjithashtu, versioni i ri i Pango afron:

  • Suport për zgjedhjen e më shumë se një gjuhe të preferuar.
  • Tekst vertikal me përdorimin e varianteve vertikale të shenjave të pikësimit.
  • Funksione të reja pango_cairo, që mundësojnë përdorim më të lehtë të Pango me Cairo.

4.4. Glade

Vizatuesi i interfaqes së përdorimit Glade është përmirësuar shumë, me një interfaqe të re dhe me përmirësime strukturore. Për shembull, dritaret e instrumentëve, sikurse editori, inspektori dhe paleta janë tani të shtueshme në panel.

Figura 25Glade, me një dritare të shkëputur.

Tani është e mundur me një klik të djathtë në widget për të kryer ndonjë nga këto ndryshime:

  • Shtosh apo heqësh widget prind.
  • Shtosh apo heqësh një vëndshënues para ose mbas widget të zgjedhur në një GtkBox.
  • Shtosh apo heqësh një faqe para ose mbas faqes së zgjedhur në një GtkNotebook.
  • Shtosh apo heqësh një rresht apo kollonë në një GtkTable.

Autorët e librerive do të dallojnë që mund të deklarojnë widget të rinj në brendësi të katalogut pa patur nevojë të shkruajnë kodin e suportit, duke mundësuar zhvilluesit të përdorin widget tuaj shtesë në Glade.

4.5. Accerciser

Accerciser, eksploruesi i i ri i açesibilitetit, ju jep mundësinë të verifikoni nëse aplikativët i afrojnë informacionet e duhura instrumentëve të açesibilitetit, si p.sh. lexuesit të ekranit për GNOME, Orca.

Figura 26Programi ndihmues Accerciser gjatë analizimit të interfaqes së përdorimit të një aplikativi.

4.6. Dokumentime për zhvilluesit

Siti i ri me dokumente i GNOME, library.gnome.org, përmban të gjithë udhëzuesit e fundit, manualë dhe riferimente mbi API. Është rezultat i një projekti të "Google Summer Of Code" që jep mundësinë e pasjes së dokumentimeve në linjë gjithmonë të përditësuar, shfaqjes së versioneve të ndryshëm për të njëjtin dokument, shfaqjen e dokumenteve në gjuhë të ndryshme.

Midis tyre gjendet edhe dokumenti i ri Përshkrimi i plataformës GNOME, tani pjesë zyrtare e lëshimeve të GNOME, në modulin gnome-devel-docs. Është një pikë e mirë nisje për zhvilluesit e rinj GNOME.

Figura 27Libraria e re në linjë e GNOME për dokumente në lidhje me zhvillimin.

Për dokumentimin jashtë linje, këshillohet përdorimi i instrumentit DevHelp, në menyrë të veçantë për kërkimin e emrave të klasave apo funksioneve, edhe pse duhen instaluar, me anë të shpërndarjes në përdorim, paketat relative të dokumentëve. DevHelp bën pjesë tashmë zyrtarisht në lëshimin e instrumentëve të zhvilluesve GNOME.

5. Internacionalizimi

Thanks to members of the worldwide GNOME Translation Project, GNOME 2.20 offers support for 48 languages (at least 80 percent of strings translated), including the user and administration manuals for many languages.

Gjuhët e suportuara:

  • Shqip
  • Arabisht
  • Baske
  • Bengali (India)
  • Bullgarisht
  • Portugeze braziliane
  • Katalane
  • Kineze (Kina)
  • Kineze (Taiwan)
  • Kineze (Hong Kong)
  • Çekisht
  • Danisht
  • Dzongkha
  • Hollandeze
  • Anglisht
  • Estonisht
  • Finlandeze
  • Frengjisht
  • Galiciane
  • Gjermanisht
  • Greqisht
  • Gujarati
  • Hindi
  • Hungarisht
  • Indoneziane
  • Italisht
  • Japonisht
  • Koreane
  • Letone
  • Lituane
  • Maqedonisht
  • Malayalam
  • Norvegjeze Bokmål
  • Polonisht
  • Portugeze
  • Punjabi
  • Rumanisht
  • Rusisht
  • Sërbisht
  • Sërbo latine
  • Spanjisht
  • Sllovenisht
  • Suedisht
  • Tamil
  • Tailandeze
  • Turqisht
  • Ukrahinase
  • Vietnameze
  • Galeze

Shumë gjuhë të tjera suportohen pjesërisht, me përkthime që shpesh kalojnë 50% të teksteve.

6. Instalimi i GNOME

Mund të provoni GNOME 2.20 me anë të LiveCD që përmban të gjithë programet e përfshirë në GNOME 2.20 në një CD të vetme. Mund ta shkarkoni nga siti BitTorrenti GNOME.

Për të instaluar apo përditësuar makinën tuaj në GNOME 2.20, ju rekomandojmë instalimin e paketave zyrtare të shpërndarjes suaj ose nga shitësi i preferuar. Shpërndarjet më të njohura do të venë në dispozicion GNOME 2.20 së shpejti e disa prej tyre edhe sot vënë në dispozicion versione zhvillimi me GNOME 2.20. Për listën e shpërndarjeve që afrojnë GNOME dhe për të zbuluar versionet më të fundit të tyre, vizitoni faqen tonë Get Footware.

Nëse përndryshe jeni të aftë e të durueshëm dhe dëshironi të provoni të kompiloni GNOME nga burimet, ju rekomandojmë përdorimin e njërit prej instrumentëve të krijimit. GARNOME krijon GNOME direkt nga tarball e lëshimit. Do t'ju duhet GARNOME 2.20.x për të krijuar GNOME 2.20.x. Mund të përdoret edhe jhbuild që është projektuar për të krijuar versionin më të ri të GNOME nga svn. Mund të përdorni jhbuild për të krijuar GNOME 2.20.x duke përdorur "moduleset" gnome-2.20.

Për ata që me të vërtetë dëshirojnë të kompilojnë vetë krejt mjedisin e punës, rradha e kompilimit të modulëve në të është: libxml2, libgpg-error, libgcrypt, libxslt, gnome-common, intltool, rarian, gtk-doc, glib, libIDL, ORBit2, fontconfig, cairo, pango, gnome-doc-utils, atk, shared-mime-info, gtk+, gconf, libbonobo, gail, at-spi, gnome-mime-data, desktop-file-utils, libdaemon, dbus, dbus-glib, dbus-python, pygobject, pycairo, libglade, pygtk, avahi, libvolume_id, hal, gamin, gnome-vfs, audiofile, esound, libart_lgpl, libgnome, libgnomecanvas, libbonoboui, hicolor-icon-theme, icon-naming-utils, gnome-icon-theme, gnome-keyring, libgnomeui, gnome-menus, alacarte, libtasn1, opencdk, gnutls, libsoup, mozilla, evolution-data-server, libgtop, startup-notification, gtk-engines, gnome-themes, gnome-desktop, bug-buddy, metacity, libgsf, libcroco, libgnomecups, libgnomeprint, libgnomeprintui, librsvg, eel, nautilus, libxklavier, libgnomekbd, gstreamer, liboil, gst-plugins-base, libwnck, gnome-panel, gnome-control-center, gnome-speech, dasher, pyorbit, gnome-python, gtksourceview-1.0, nautilus-cd-burner, gst-plugins-good, libmusicbrainz, iso-codes, totem, gnome-media, gnome-python-desktop, deskbar-applet, pwlib, opal, ekiga, eog, enchant, epiphany, poppler, evince, gtkhtml, evolution, evolution-exchange, evolution-webcal, fast-user-switch-applet, file-roller, gcalctool, gconf-editor, gdm2, gtksourceview, pygtksourceview, gedit, gucharmap, system-tools-backends, gnome-applets, gnome-backgrounds, gnome-games, gnome-keyring-manager, gnome-netstatus, gnome-nettool, libcolorblind, gnome-mag, gnome-power-manager, gnome-screensaver, gnome-session, libsigc++2, glibmm, cairomm, gtkmm, gnome-system-monitor, liboobs, gnome-system-tools, vte, gnome-terminal, gnome-user-docs, gnome-utils, gnome-volume-manager, gok, libgail-gnome, orca, seahorse, sound-juicer, tomboy, vino, yelp, zenity, pessulus, sabayon, devhelp, glade3, accerciser, gnome-devel-docs

Kjo listë afrohet thjesht si riferim dhe u këshillojmë të gjithë atyre që dëshirojnë të kompilojnë GNOME nga buruesit të marrin në konsiderim përdorimin e njërit prej instrumentëve krijues të përmendur më sipër.

7. Në pritje të GNOME 2.22

Naturisht, zhvillimi nuk përfundon me GNOME 2.20. Gjashtë muaj mbasi GNOME 2.20 të jetë lëshuar GNOME 2.22 do t'a ndjekë, krijuar mbi bazat e paraardhësit.

Në versionin e ardhshëm të GNOME 2.22 do të përfshihen dhe të reja të tjera me interes:

  • Një version i ri i klientit VoIP të GNOME Ekiga me një interfaqe përdorimi të modernizuar dhe me suport për praninë SIP.
  • Konsolidim i mëtejshëm i applet për panelë fituar nga unifikimi i tyre.
  • Një organizim më i thjeshtë i applet për panelë, me një API të përmirësuar për zhvilluesit.
  • Një interfaqe përdorimi e rimodeluar për editorin e profilit të përdorueve Sabayon.
  • Vënia në dispozicion e një API për file virtualë të sistemit, përdorur nga manazhuesi i file Nautilus.

Plani i zhvillimit të GNOME pasqyron objektivët e zhvilluesve për versionin e ardhshëm dhe kalendari i lëshimit të GNOME 2.22 do të vihet së shpejti në dispozicion.

8. Falenderime

Këto shënime lëshimi janë krijuar nga Murray Cumming, Jorge Castro dhe Andreas Nilsson me ndihmën konstante të komunitetit GNOME. Në emër të komunitetit, i japim falenderimet më të përzemërta zhvilluesve dhe kontribuesve që bënë të mundur lëshimin e këtij versioni të GNOME.

Kjo vepër mund të përkthehet pa problem në çdo gjuhë. Nëse dëshironi ta përktheni në gjuhën tuaj, vihuni në kontakt me GNOME Translation Project.