Shënimet e lëshimit të GNOME 2.14

1. Të rejat për përdoruesit

Kujdesi i Projektit GNOME kushtuar përdoruesve dhe përdorshmërisë vazhdon në GNOME 2.14 me korrigjimin dhe plotësimin e qindra difekteve dhe përmirësimesh të kërkuara nga përdoruesit. Por numri tepër i madh bën të pamundur paraqitjen e çdo ndryshimi apo përmirësimi të kryer. Kjo faqe mundohet të vërë në dukje disa prej funksioneve më eksitues ndaj përdoruesve në këtë version të GNOME.

1.1. Përmirësimi i rendimentit

Ashtu sikurse kujdeseni ju për makinën tuaj, inxhinierët tanë të aftë janë përpjekur të sistemojnë pjesën më të madhe të GNOME për të qenë sa më e shpejtë të jetë e mundu. Përbërës të rendësishëm të ambientit GNOME janë tashmë në menyrë të dukshme shumë më të shpejtë, përfshirë vizatimin e tekstit, përcaktimin e memorjes, dhe shumë aplikativë të veçantë. Vizatimi më i shpejtë i gërmave dhe caktimi i memorjes përmirëson të gjithë aplikativët e bazuar n GNOME dhe GTK+ pa qenë nevoja të rikompilohen.

Disa aplikativëve u është kushtuar një kujdes i veçantë për tu siguruar që të japin rendimentin maksimal. Terminali GNOME, emulatori i terminalit për ambientin GNOME, është optimizuar në menyra të ndryshme për ta bërë më të shpejtë dhe, në të njëjtën kohë, për të konsumuar më pak rezerva. Shikuesi i mesazheve të sistemit i GNOME tani niset mbi 20 herë më shpejt se më parë.

Figura 1Përmirësimi i rendimentit të terminalit të GNOME midis GNOME 2.12 dhe 2.14. Koha e marrë është koha për të shfaqur në ekran një listë me të gjithë fjalët angleze.
Figura 2Përmirësimi i rendimentit të shikuesit të log midis GNOME 2.12 dhe 2.14. Koha është marrë për të nisur aplikativin dhe për të lexuar një file lig prej 2.9MB.

1.2. Kërkim i pasuruar

Përgjegjësi i file të GNOME, Nautilus, tani afron një interfaqe të fuqishme kërkimi e shfrytëzueshme duke shtypur (Ctrl-F) në desktop ose tek dritarja e përgjegjësit të file.

Figura 3Kërkimi me Nautilus

Kërkimet thuren me lehtësi dhe mund të ruhen në një kartelë në hapësirën e punës. Kërkimet e ruajtura mund të hapen si një kartelë në një ditë tjetër.

Nëse ndodhet në dispozicion struktura e kërkimit të Beagle, Nautilus do të përfitojë prej saj për kërkime më të shpejta dhe më të sakta.

1.3. Më shumë ndihmë

Shletuesi i ndihmës i GNOME përfshin gjithashtu veçori të reja për të kërkuar ndihmën dhe dokumentimet e instaluar në makinën tuaj. Tani mund të lexojë si GNU Info ashtu dhe UNIX manpages tardicionale, sikurse dhe dokumentimet e kualitetit të lartë të GNOME, ka mundësi të kërkojë shumicën e dokumenteve të përfshirë në sistemin tuaj me shumë shpejtësi.

Figura 4Kërko Ndihmë, shfaq files GNU Info dhe lexo manpages

Sikurse me përgjegjësin e file, përdoruesit që kanë në dispozicion strukturën e kërkimit Beagle do të jenë në gjendje t'a përdorin për kërkime më të shpejta dhe më të sakta.

1.4. Ekiga

Ekiga, më parë njohur si GNOME Meeting, është një klient zë dhe video-over-IP për GNOME. Ekiga suporton së bashku protokollet SIP dhe H323. SIP, një protokoll i përhapur i përdorur në Google Talk, Asterisk, dhe shumë dispozitivë VoIP software dhe hardware, është e reja e fundit e shtuar tek Ekiga. H323 është një protokoll i vjetër komunikimi, i përdorur tek Microsoft Netmeeting dhe disa hardware telekomunikimi.

Ekiga karakterizohet gjithashtu nga suporti STUN për të lejuar kalimin midis shumë llojesh firewalls, përfshirë Network Address Translating (NAT) firewalls. Kjo do të thotë që mund të përdorni Ekiga për të kryer dhe marrë thirrje pa patur një adresë IP publike apo përcjelljen e portave nga router-i juaj.

Figura 5Kryerja e një bisede SIP me Ekiga

Përdoruesit kanë gjithashtu mundësi të krijojnë një profil me Ekiga.net që do t'i paisë me një adresë SIP që mund të përdorin në internet për dërguar apo pranuar thirrje nga kushdo.

1.5. Kontroll i përmirësuar i dritareve

Shumë karakteristika të tjera janë shtuar tek Metacity për të përmirësuar trajtimin e dritareve. Kornizat e dritareve tani kanë një thithje manjetike, duke bërë kështu të mundur "klikimin" e dritareve së bashku. Është përmirësuar trajtimi i multi-monitorëve në Metacity. Metacity tani përpiqet të zhvendosë dritaret që duhen të shfaqen në një bord monitori nën një monitor ose një tjetër.

Për të ndihmuar administratorët dhe përdoruesit e më shumë se një makine nga i njëjti server X, emri i host i dritareve që nuk janë në ekzekutim në lokal do të shfaqet tek shtylla e titullit. Kjo karakteristikë ndihmon në menyrë të veçantë kur ndryshohen rregullimet grafikisht në makinë për tu siguruar që jeni duke ndryshuar konfigurimin e makinës së duhur.

Figura 6Ekzekutimi i një dritare identike në lokal dhe në distancë

1.6. Deskbar

Një e re tjetër në GNOME është Deskbar. Përdoruesit ekspertë, entuziastët e tastierës dhe përdoruesit e komandave në rresht të panelit të vjetër do ta gjejnë këtë zëvendësim tepër të fuqishëm dhe të lehtë në përdorim. Deskbar përdor plugins (të shkruar në Python) për të afruar funksione kërkimi për programe, files, kartela, libërshënues, kontakte e shumë të tjera. Deskbar mund të përdorë gjithashtu kërkimet direkte të Google Live, Yahoo dhe Beagle.

Figura 7Duke kërkuar për 'gnome'

Deskbar mund të përdoret si në modalitetin në-panel, ashtu dhe në modalitet të palosur për përdorim në panelë vertikalë apo panelë me pak hapëesirë të lirë. Për të kërkuar thjesht shtyp (Alt-F3) dhe shkruaj disa fjalë. Gjithashtu mund të shfletohen apo të kërkohet në kronollogjinë e komandave.

1.7. Përmirësime në futjen në seancë

Janë kryer shumë përmirësime të reja në sistemin e hyrjes (GDM). Rritja e rendimentit që vihet re në ambientin e punës ka gjetur rrugën e saj edhe nën sistemin e hyrjes. Eshtë shtuar një pulsant i ri i përmirësuar "Opsione" në dritaren e hyrjes që mundëson arritjen e shpejtë tek funksionet e ndryshëm të hyrjes. Një karakteristikë e re "siguria remote" është shtuar në menyrë që përdoruesit të mund të lidhen me një server X në menyrë të thjeshtë dhe të sigurt. Pamja e dritares së hyrjes është gjithashtu përmirësuar duke lejuar personalizim të mëtejshëm nga ana e përdoruesit.

Figura 8Tani është më lehtë se kurrë ndryshimi i preferimeve të hyrjes në dritaren e re të krejtësisht të rivizatuar të preferimeve të GDM.

Shënim: File i përdorur nga përdoruesit për të përcaktuar rregullimin e konfigurimit personal të GDM ka ndryshuar nga /etc/gdm/gdm.conf tek /etc/gdm/custom.conf. Për informacione të tjera vizito faqen e Projektit GDM.

1.8. Ndryshimi i shpejtë i përdoruesit

GNOME 2.14 përfshin suportin për kalimin e shpejtë nga një përdorues tek tjetri nëpërmjet ambientit të punës. Si dialogu i daljes ashtu dhe ai i zhbllokimit afrojnë opsionin për të kaluar në një përdorues tjetër. Një menu mund të shtohet gjithashtu në panel duke mundësuar hyrje të shpejtë tek dialogu i shkëmbimit të përdoruesit.

Figura 9Shkëmbimi i shpejtë i përdoruesit nga paneli
Figura 10Shkëmbimi i përdoruesit nga një senacë e bllokuar

1.9. Kalendari i përbashkët

Një karakteristikë e re në Evolution 2.6 është kalendari i përbashkët over CalDAV. Protokolli i kalendarit të përbashkët CalDAV shfrytëzohet nga një numër serverësh groupware përfshirë serverin e lirë Hula.

Figura 11Shikimi i një kalendari të përbashkët nga Hula

1.10. Libërshënues inteligjent

Shfletuesi Web Epiphany vazhdon ta bëjë më të thjeshtë shfletimin e "world wide web" gjithmonë e më të thjeshtë. E re në këtë version është strukturimi automatik i gjerarkive të libërshënimeve. Kjo redukton vështirësinë e trajtimit të koleksioneve të mëdhenj libërshënuesis, por ruan sistemin e thjeshtë bazuar sipas argumentit të libërshënimeve në Epiphany. Temat tani janë shumë më të lehta për tu zgjedhur dhe krijuar; Epiphany do t'ju propozojë temat duke u mbështetur në përdorimin e kryer.

Figura 12kontroll i përmirësuar libërshënuesve dhe stilit

Gjithashtu në këtë version suportohet stili i përcaktuar nga përdoruesi, duke afruar açesibilitet të përmirësuar dhe kontroll nga ana e përdoruesit mbi paraqitjen e faqes. Mbrapa "perdeve" tani Epiphany mund të përdorë Firefox, Mozilla apo XULRunner s backend. Nëse përdorni NetworkManager, Epiphany do të jetë në gjendje të zbulojë automatikisht konfigurimin e rrjetit tuaj.

1.11. Editori më i mirë

Gedit vazhdon të afrojë përdorshmërinë e një editori të thjeshtë teksti me të gjitha karakteristikat që ju nevoiten për të për të zhvilluar aplikativë ose site web. Karakteristikat e Gedit 2.14 përfshijnë trajtimin e përmirësuar të dokumentëve shumëfish dhe shkrimin në files në distancë. Për shembull Gedit tani lejon pa shtesa shfletimin dhe shkrimin e directories SFTP, FTP dhe WebDAV direkt nga shfletuesi i file. Është përmirësuar gjithashtu vënia në pah e sintaksës së HTML, PHP, PSP e shumë më tepër. Këto karakteristika e bëjnë Gedit një editor teksti të plotfuqishëm që mund të trajtojë të gjithë aktivitetet që mund t'i nevoiten një përdoruesi.

Figura 13Gedit mund të trajtojë burime të ndryshme files me lehtësi, duke i hapur dhe ruajtur në lokal ose në rrjet

Çshtë e re gjithashtu mundësia e shkrimit të plugins për Gedit në Python. Kjo jep mundësinë e zgjerimit dhe personalizimit me lehtësi të funksionalitetit të Gedit, edhe po të mos jeni një programues i fortë. Disa plugins të dobishëm që përfshihen në Gedit janë ekzekutimi i komandave të jashtme, suporti i plotësimit sipas tags, dhe një konsolë interaktive Python.

Figura 14Dritarja e dialogut të plugins duke shfaqur pronësitë për shtojcën "Komanda të Jashtme"

1.12. Shikuesi i figurave

Shikuesi i figurave i GNOME tani ka një shtyllë të re instrumentesh për lundrim. Tani kur hapni një figurë, mund të shihni me lehtësi figurat nga e njëjta kartelë.

Figura 15Lundrim i thjeshtë midis figurave të së njëjtës directory

1.13. Ruajtës ekrani i integruar

GNOME tani është paisur me një ruajtës ekrani të integruar. Ruajtësi i ekranit i GNOME është kompatibël me "hacks" e njohur Xscreensaver, por ka gjithashtu disa karakteristika të reja që nuk gjenden tek Xscreensaver. Aplikativët që shkëmbejnë informacione me Ruajtësin e ekranit të GNOME do të jenë në gjendje të komunikojnë me të për të caktuar pronësitë si "mos zbraz ekranin" me anë të një interfaqeje standarte. Dialogët si p.sh. dialogu i zbllokimit të ekranit tani janë të përkthyeshme në gjuhën e nënës dhe të përdorshëm edhe nga përdoruesit invalidë. Këto përmirësime përdorshmërie i japin mundlsinë përdoruesve invalidë të zbllokojnë me lehtësi ekranet e tyre dhe bëjnë pjesë në përmirësimet e açesibilitetit që janë duke u kryer tek i gjithë ambienti i punës GNOME.

Figura 16Duke konfiguruar pronësitë e ruajtësit të ekranit të GNOME

Përdoruesit që dëshirojnë të vazhdojnë të përdorin Xscreensaver do të jenë akoma në gjëndje ta përdorin dhe duhet të konsultojnë dokumentat e shpërndarësve specifikë.

1.14. GStreamer më i ri

GNOME 2.14 përdor teknollogjinë e GStreamer 0.10. Struktura multimediale GStreamer është një plataformë e fuqishme zëri dhe video e përdorur në ambientet Linux dhe UNIX sikurse në dispozitivët e integruar. Versioni i fundit i GStreamer është më i shpejtë dhe më i qendrueshëm se pasardhësit. Probleme si sinkronizimi i zërit dhe video midis dispozitivëve të ndryshëm është zgjidhur, ashtu sikurse kanalizimi dhe trajtimi dinamik i plugins multimedialë. Mund të gjeni më tepër në lidhje me GStreamer tek siti web i GStreamer.

Të gjithë aplikativët multimedialë të përfshirë në GNOME janë përditësuar për të përfituar nga versioni i fundit i GStreamer; përfshirë Totem, Sound Juicer, dhe Kontrollin e Volumit.

GStreamer 0.10 do tu japë gjithashtu mundësinë përdoruesve të përfitojnë nga plugins multimedialë të shpërndarë nga prodhues të tjerë. Kjo lejon prodhuesit të afrojnë suport për codecs nën liçencë atëhere kur një codec i lirë nuk ekziston ose nuk mund të vihet në dispozicion (për arsye legale). Mund të afrohet suport për AC3, WMA, MP3 e të tjerë. Një plugin MP3 i liçensuar, por lirisht në dispozicion për GStreamer 0.10 mund të shkarkohet nga Fluendo, një suportues prej shumë kohësh i GStreamer.

1.15. Konfigurim i lehtë

GNOME mburret me lehtësinë në konfigurim dhe afrimin përdoruesve zgjedhje të thjeshta duke vazhduar të qëndrojë fleksibile. Një numër elemntësh në qendrën e kontrollit të GNOME janë bërë më të lehtë ne menyrë që ju të mund të përcaktoni preferimet e dëshiruara shpejt dhe me lehtësi.

Figura 17Cakto aplikativët e preferuar duke i zgjedhur nga një listë ose duke shkruar një komandë.
Figura 18Zgjidh nga lista e tingujve në dispozicion ose zgjidh file tuaj personal nga file të sistemit.

2. Të reja për administratorët

Si pjesë e GNOME 2.14, Projekti GNOME tani përfshin një Suite Administrimi, që përmbledh një koleksion instrumentësh kushtuar administratorëve të sistemit. Dy instrumentët e rinj që inagurojnë këtë suite janë tepër të fuqishëm dhe duhet të ndihmojnë administratorët si në ambientin e korporatave të mëdha ashtu dhe në situatat kur nevoitet bllokimi i makinës.

2.1. Pessulus - Editori i bllokimit

Pessulus është një editor bllokimi që u jep mundësinë administratorëve të çaktivojnë me lehtësi disa funksione në ambientin e punës GNOME, sikurse mund të jetë e nevojshme në ambientet e korporatava dhe në Internet café-të. Prej vitesh funksionet e bllokimit janë në dispozicion në GNOME, Pessulus bën shumë më të lehtë për administratorët aplikimin e tyre.

Figura 19Përdorimi i editorit të bllokimit për të parandaluar fikjen e sistemit nga ana e përdoruesve

Disa nga funksionet që mund të çaktivohen përfshijnë:

  • Përdorimi i rreshtit të komandës
  • Mundësia e fikjes apo rinisjes së makinës
  • Përdorimi i protokollëve të veçantë në shfletuesin web
  • Mundësia e ndryshimit të panelëve të GNOME

2.2. Sabayon - Editori i Profileve

Sabayon i jep mundësin administratorëve të rregullojnë profilet e përdoruesve në brendësi të një seance të hapur dhe interaktive GNOME. Kur krijohet apo ndryshohet një profil, niset një seancë e mbivendosur e GNOME, që administratori mund të përdorë për të ndryshuar kyçet e prezgjedhur dhe të detyrueshëm GConf në seancën e tyre personale GNOME.

Figura 20Sabayon duke ndryshuar një profil përdoruesi

Nga një dritare e mbivendosur një administrator sistemi mund të krijojë profilë të personalizuar në bazë të përshkrimit të punës (p.sh. pritësi i vizitave, nëpunësi i magazinimit të të dhënave, programues, përgjegjësi i rezervave humane, etj.). Këto profile mund të ruhen dhe shpërndahen në makina të ndryshme pune duke lehtësuar, kursyer kohën e punës së administratorit. Profilet gjithashtu mund të ndryshohen dhe të përshtaten sipas nevojave të përdoruesit dhe duke qenë në një vendodhje të centralizuar, mundësojnë mirëmbajtjen dhe zhvillimin me lehtësi.

3. Çfarë ka të re për zhvilluesit

Plataforma e zhvillimit të GNOME 2.14 afron një bazë të qendrueshme për zhvilluesit e pavarur të programeve për të krijuar aplikativët për të tjerë. GNOME dhe plataforma e saj përdorin një liçencë që lejon krijimin si të programeve të lirë ashtu dhe të programeve pronësorë për përdorim në GNOME.

Libraritë në Plataformën GNOME garantohen për të qenë API dhe ABI stabël për të gjithë serinë e lëshimeve të GNOME 2.x. Libraritë në Ambientin e punës GNOME nuk kanë këtë garanci, por pjesa më e madhe ruajnë përputhshmërinë nga një version tej tjetri.

3.1. GSlice

Sikurse tek GLib 2.10, përcaktuesi GSlice zëvendëson APIt e vjetër GMemChunk dhe GTrashStacks në dispozicion në GLib. GSlice është tepër i ngjashëm me përcaktuesin slab të kernel dhe mundëson përcaktimin e shpejtë dhe efikas të përdorimit të memorjes për stukturat e vogla (p.sh..elementët GList, strukturat GtkWindow). Gjithashtu GSlice nuk vuan nga "locking overhead" të GMemChunk, gjë që e bën tepër më të shpejtë në aplikativët shumëkalimësh.

Figura 21Rendimenti i përcaktuesit të memorjes duke rezervuar dhe liruar 1 milon elementë GList në kanalin 1 (i kuq), 5 (i verdhë), 10 (gri) dhe 20 (blu).

GMemChunk është ripërshtatur për të përdorur në menyrë transparente GSlice, por API i GMemChunk konsiderohet i tejkaluar.

Për të rezervuar memorje me përcaktuesin GSlice, përdor thirrjen g_slice_new (MyStructure);, që do të japë si rezultat një pointer (ptr). Për të liruar memorjen e rezervuar me GSlice, përdor funksionin g_slice_free (MyStructure, ptr);.

GSlice përdor një cache të shkallëzeshme ndarjesh me madhësi të ndryshme. Për kërkesa të mëdha memorjeje, GSlice në menyrë transparente dhe automatike do të përdorë për ju përcaktuesin g_malloc, kështu zhvilluesit nuk kanë nevojë të zgjedhin përcaktuesin më efikas për të.

3.2. Regjistrimi i shërbimeve

GNOME tashmë afron një menyrë për zhvillesit për të regjistruar aplikativët e tyre që duhen të nisen automatikisht kur nisetGNOME. Për këtë, mjafton vetëm të instaloni një file .desktop file tek $prefix/share/gnome/autostart/, /etc/xdg/autostart/ ose ~/.config/autostart/. Nëse dëshironi të instaloni një shërbim, por dëshironi që të jetë joaktiv në menyrë të prezgjedhur, mund të shtoni pronësinë X-GNOME-autostart-enabled = False.

Ka disa përjashtime në regjistrimin e shërbimeve në këtë menyrë:

  • Aplikativët që regjistrojnë veten në seancë në ndonjë menyrë tjetër (p.sh.. nautilus, gnome-panel, vino) nuk duhet të regjistrohen gjithashtu në këtë menyrë.
  • Aplikativët e kontrolluar nga seanca nuk do të trajtohen me korrektësi, prandaj sigurohuni të jepni opsionin --sm-disable në një rresht Exec.

4. Ndërkombëtarizimi

Falë anëtarëve nga mbarë bota të Projektit të përkthimit të GNOME, nën udhëheqjen e Christian Rose dhe Danilo Šegan, GNOME 2.14 ofron suport për 45 gjuhë (me të paktën 80 përqind të frazave të përkthyera).

Gjuhët e suportuara:

  • Shqip (mbi 5 milion folës)
  • Baske (580,000)
  • Bengali (189 milion)
  • Portugeze - Brazil (175 milion)
  • Bullgarisht (9 milion)
  • Katalane (7 milion)
  • Kineze (Hong Kong)
  • Kineze (Taiwan) (40 milion)
  • Kineze e thjeshë (mbi 1 miliard)
  • Çekisht (11 milion)
  • Danisht (5.3 milion)
  • Hollandeze (mbi 21 milion)
  • Anglisht (341 milion)
  • Estonisht (1 milion)
  • Finlandeze (mbi 5 milion)
  • Frengjisht (mbi 75 milion)
  • Galician (3 milion)
  • Gjermanisht (100 milion)
  • Greqisht (15 milion)
  • Gujarati (46 milion)
  • Hindi (370 milion)
  • Hungarisht (14.5 milion)
  • Indoneziane (230 milion)
  • Italisht (60 milion)
  • Japonisht (mbi 125 milion)
  • Koreane (75 milion)
  • Lituanisht (4 milion)
  • Maqedonisht (2 milion)
  • Nepali (16 milion)
  • Norvegjeze - Bookmal (5 milion)
  • Persiane
  • Polonisht (44 milion)
  • Portugalisht (43 milion)
  • Punjabi (60 milion)
  • Rumanisht (26 milion)
  • Rusisht (170 milion)
  • Serbisht (10 milion)
  • Sllovake (5 milion)
  • Spanjisht (mbi 350 milion)
  • Suedisht (9 milion)
  • Thai (60 milion)
  • Turqisht (150 milion)
  • Ukrainase (50 milion)
  • Vietnameze (68 milion)
  • Welsh (575,000)

Vini re që Baske, Bengali, Kineze (Hong Kong), Estonishte dhe Persiane janë tashmë gjuhët e reja të suportuara në GNOME 2.14, falë punës së vullnetshme të përkthyesve përkatës. Gjithashtu tashmë afrohet suport i plotë edhe për anglishten angleze dhe kanadeze.

Shumë gjuhë të tjera suportohen pjesërisht, me përkthime që shpesh kalojnë 50% të frazave.

5. Instalimi i GNOME

Mund të provoni GNOME 2.14 me anë të LiveCD që përmban të gjithë programet e përfshirë në GNOME 2.14 në një CD të vetme. Mund t'a shkarkoni nga siti BitTorrenti GNOME ose nga FTP e GNOME.

Për të instaluar apo përditësuar makinën tuaj në GNOME 2.14, ju rekomandojmë instalimin e paketave zyrtare nga shitësi apo shpërndarja juaj. Shpërndarjet më të njohura do të venë në dispozicion GNOME 2.14 së shpejti e disa prej tyre edhe sot vënë në dispozicion versionet në zhvillim të GNOME 2.14. Një listë me shpërndarjet që shpërndajnë dhe versionin më të ri të afruar të GNOME mund t'a shihni tek faqja jonë Marrja Footware.

Nëse jeni të aftë e të durueshëm dhe dëshironi të ndërtoni GNOME nga buruesi, ju rekomandojmë përdorimin e njërit prej instrumentëve strukturues. GARNOME ndërton GNOME nga arkivët e versioneve të lëshuar. Do t'ju duhet GARNOME 2.14.x për të krijuar GNOME 2.14.x. Mund të përdoret edhe jhbuild që është projektuar për të ndërtuar versionin më të ri të GNOME nga CVS. jhbuild mund të përdoret gjithashtu për të ndërtuar GNOME 2.14.x duke shfrytëzuar moduleset gnome-2-14.

Për ata që dëshirojnë të kompilojnë vetë krejt ambientin, rradha e kompilimit të modulëve në të është: libxml2, libxslt, gnome-common, intltool, scrollkeeper, gtk-doc, glib, libIDL, ORBit2, libbonobo, fontconfig, Render, Xrender, cairo, Xft, pango, atk, shared-mime-info, gtk+, gconf, desktop-file-utils, gnome-mime-data, avahi, dbus, hal, gnome-vfs, audiofile, esound, libgnome, libart_lgpl, libglade, libgnomecanvas, libbonoboui, hicolor-icon-theme, icon-naming-utils, gnome-icon-theme, gnome-keyring, libgnomeui, startup-notification, gtk-engines, gnome-themes, gnome-doc-utils, gnome-desktop, libwnck, libgpg-error, libgcrypt, libtasn1, opencdk, gnutls, libsoup, mozilla, evolution-data-server, gnome-python/pygobject, pycairo, gnome-python/pygtk, gnome-menus, gnome-panel, gnome-session, vte, gnome-terminal, libgtop, gail, libxklavier, gstreamer, liboil, gst-plugins-base, gucharmap, system-tools-backends, gnome-applets, metacity, libgsf, libcroco, libgnomecups, libgnomeprint, libgnomeprintui, librsvg, eel, nautilus, control-center, yelp, bug-buddy, gtksourceview, gnome-python/pyorbit, gnome-python/gnome-python, nautilus-cd-burner, gst-plugins-good, libmusicbrainz, iso-codes, totem, gnome-media, gnome-python/gnome-python-desktop, gedit, eog, gconf-editor, gnome-utils, gnome-system-monitor, gnome-netstatus, gcalctool, zenity, at-spi, libgail-gnome, gnome-speech, gnome-mag, gnopernicus, gok, epiphany, gob2, gnome-games, gnome-user-docs, file-roller, gnome-system-tools, gnome-nettool, vino, gnome-volume-manager, gnome-backgrounds, sound-juicer, gtkhtml, evolution, evolution-webcal, evolution-exchange, ekiga, poppler, evince, dasher, gnome-keyring-manager, deskbar-applet, fast-user-switch-applet, gnome-screensaver, pessulus, sabayon.

Kjo listë afrohet thjesht si referim dhe u këshillojmë të gjithë atyre që dëshirojnë të kompilojnë GNOME nga buruesit të marrin në konsiderim përdorimin e njërit prej instrumentëve të përmendur më sipër.

6. Një vështrim përpara drejt GNOME 2.16

Naturisht, zhvillimi nuk përfundon me GNOME 2.14. Gjashtë muaj mbasi GNOME 2.14 të jetë lëshuar GNOME 2.16 do t'a ndjekë, krijuar duke shfrytëzuar bazën e mrekullueshme të predeçesorit.

Gjërat që po mendohen për GNOME 2.16 përfshijnë:

  • GTK+ 2.10, që përfshin një pjesë të madhe pune nga Projekti Ridley
  • Temat e bazara në Cairo 1.2
  • Suporti për kompozimin, degradimin alfa, hijet, tejdukshmërinë e dritareve e të tjera
  • Suporti i integruar i kontrollit të enrgjisë me anë të Përgjegjësit të energjisë së GNOME
  • Widgets të rinj për zhvilluesit, përfshirë widgets e njoftimeve dhe paraqitjes

Informacione më të hollësishme në planifikimin e zhvillimit të GNOME 2.16 do të shfaqen kur zhvillimi të nisë ecurinë e tij. Kontrollo hollësitë tek faqja jonë e zhvillimit.

Figura 22Përgjegjësi i energjisë së GNOME, sikurse shpresohet të shihet tek GNOME 2.16

7. Pjesëmarrja

Bashkpunimi me GNOME është një eksperiencë e dobishme, gratifikuese dhe pozitive. Do të bashkoheni me qindra entuziastë të dedikuar, nga të gjithë kushtet dhe vendet e rruzullit. Kontribuesit me aftësi dhe të motivuar të GNOME mund të gjejnë dyer të hapura apo oportunitete të reja në formën e njohjes së emrit, paraqitjes në publik, dhe aktivitete të ngjashëm fitimprurës.

Si përdorues, kontributi juaj ndaj GNOME mund të jetë i thjeshtë, sikur vetëm duke njoftuar në menyrë korrekte difektet e ndeshura në sistemin tonë të regjistrimit të difekteve, Bugzilla. Asistenti i thjeshtë i gabimeve do t'ju udhëheqë gjatë proçesit të njofimit tuaj të parë të një difekti tek ne. Gjithashtu mund të konsideroni pjesmarrjen tek Bugsquad, një ekip bugmasters të dedikuar që zgjedh dhe kategorizon difektet e thjeshtë, për të ndihmuar zhvilluesit. Ju ose firma juaj gjithashtu mund të jetë një Mik i GNOME.

Për zhvilluesit, në menyrë të përditshme realizohen progrese eksitues në grupet tonë aktivë të zhvillimit - açesibiliteti, dokumentimi, përdorshmëria, përkthimi, web, testimi, grafika, rendimenti, zhvillimi i ambientit dhe plataformës. Për informacione të tjera lexo udhëzuesin tonë tek si të bashkpunosh me GNOME.

Bashkohu sot me ne dhe shiko çfarë diference mund të bëni.

A. Falenderime

Këto shënime lëshimi janë krijuar nga Davyd Madeley dhe përpunuar nga Bob Kashani me ndihmën konstante të komunitetit GNOME. Në emër të komunitetit, i japim falenderimet më të përzemërta zhvilluesve dhe kontribuesve që bënë të mundur lëshimin e këtij versioni të GNOME.

This work may be freely translated into any language. If you wish to translate it into your language, please contact the GNOME Translation Project.