Shënimet e lëshimit të GNOME 2.24
1. Hyrje
GNOME 2.24 është versioni më i ri i GNOME Desktop: një mjedis desktop shumë i përhapur dhe për shumë piataforma. Objektivi i GNOME është të jetë i lehtë në përdorim, stabël dhe të ketë një suport të klasës së parë për përdorshmërinë dhe internacionalizimin. GNOME përbëhet nga software i lirë dhe i hapur dhe afron të gjithë instrumentët tipikë që përdoruesit presin nga mjedis modern informatik, si email, groupware, lundrim në web, administrimin e file, multimedia dhe sigurisht lojra. Gjithashtu, GNOME afron një piataformë elastike dhe efikase për zhvilluesit e software, si për aplikativët për sistemet desktop ashtu dhe për sistemet e lëvizshëm.
GNOME Desktop lëshohet çdo gjashtë muaj me shumë karakteristika të reja, përmirësime, korrigjime difektesh dhe përkthime. GNOME 2.24 vazhdon të respektojë këtë traditë. Për informacione të hollësishme në lidhje me GNOME dhe cilësitë që e dallojnë nga ambientet e tjerë grafikë (si përdorshmëria, açesibiliteti, internacionalizimi dhe liria), vizitoni faqen About GNOME në sitin web.
Bashkohu me ne sot, edhe ti mund bësh të dallojmë nga tjerët.
GNOME 2.24 përfshin të gjithë përmirësimet e kryera në GNOME 2.22 dhe në versionet paraardhës. Për informacione më të hollësishme në lidhje me ndryshimet e kryera në GNOME 2.22, vizitoni shënimet e lëshimit përkatëse.
2. Të reja për përdoruesit
Përkujdesi i projektit GNOME për përdoruesit dhe për lehtësinë e përdorimit vazhdon edhe në GNOME 2.24 me korrigjimin e shumë difekteve dhe vënien në jetë të përmirësimeve të propozuara nga përdoruesit. Është e pamundur përmëndja e të gjitha përmirësimeve të kryera, por në këto shënime do të mundohemi të vëmë në dukje disa prej karakteristikave të pranishme në këtë version të GNOME që mendojmë kanë më shumë interes për përdoruesit.
2.1. Gjithmonë në kontakt
Me GNOME 2.24 bëhet e njohur përfshirja e një klienti për mesazhet e menjëhershëm i bazuar tek struktura e komunikimeve Telepathy.
Empathy suporton edhe konferencat zë e video XMPP/SIP sikurse tek dispozitivët Nokia N800/N810 (video kërkon instalimin e codec H.263 për GStreamer). Empathy është një "partner" i mrekullueshëm i Ekiga, klientit SIP audio/video të GNOME (shiko Seksioni 2.3 ― Ekiga 3.0).
Telepathy afron një strukturë të përbashkët për aplikativët që dëshirojnë të shfrytëzojnë funksionet e mesazhimit të menjëhershëm. Është në gjendje të shfrytëzojë protokollë të ndryshëm si Jabber/XMPP, Google Talk, MSN Messenger dhe chat në rrjetin lokal Apple Bonjour/Rendezvous.
Çdo aplikativ është në gjendje të përdorë seancën e mesazhimit të menjëhershme. Përveç klientit Empathy, GNOME 2.24 afron disa librari që i japin mundësi zhvilluesve të shtojnë informacione në lidhje me gjëndjen dhe praninë, të transferojnë file dhe të caktojnë socket (të njohur edhe si "Tubes") për bashkëpunimin dhe për të luajtur në Internet. Për informacione më të hollësishme se si mund të shfrytëzohet kjo teknollogji në aplikativët tuaj, shikoni Seksioni 4.4 ― Libreri për mesazhet e menjëhershëm.
2.2. Koha gjithmonë nën kontroll
Për ata që përdorin GNOME gjatë punës, është i domosdoshëm kontrolli i kohës që i caktohet çdo klienti apo projekti. Secili ka metodën e tij për këtë qëllim, që nga mbajtja e një ditari e deri tek kryerja e një llogaritje të përafërt dhe, shpesh kjo metodë rezulton shumë e mërzitshme. Në botën e sotme, gati gjithçka që kryhet gjatë ditës përfshin edhe një komjutër. Për këtë arsye GNOME ka shtuar një aplikativ të ri që regjistron dhe mban nën kontroll kohën personale.
Paneli shfaq aktivitetin që po kryhet dhe nga sa kohë. Duke klikuar tek butoni mund të ndryshohet aktiviteti dhe të shikohen projektet tek të cilët është punuar gjatë ditës. Nëse dëshirohet, mund të ndalohet kronometri kur kompjuteri nuk është aktiv.
Aktivitetet mund të përmblidhen në grupe sipas nevojës, në bazë të llojit të aktivitetit, emrit të klientit apo sa ju apo nuk ju pëlqen ai. Gjithashtu mund të shfaqet dhe ndryshohet regjistri i aktiviteteve, të shtohen aktivitetet që mungojnë dhe të shikohen grafikët ditorë, javorë e mujorë në menyrë që të mund të vlersohet si shfrytëzohet koha e punës.
2.3. Ekiga 3.0
Ekiga është një program për GNOME për konferenca audio/video në protokollin SIP. Në versionin 2.24 të GNOME, kemi kënaqësinë të njoftojmë lëshimin e Ekiga 3.0.
Përveç një interfaqe tashmë të përqëndruar rreth rubrikës suaj dhe pranisë së kontakteve tuaj, Ekiga 3.0 afron suportin për praninë SIP, monitorimin e linjës PBX, suport të përmirësuar për codec video (H.264, H.263+, MPEG-4 dhe Theora), video të përshpejtuar, ekran të plotë opsional dhe shumë përmirësime ana SIP për konferenca të sigurta.
2.4. Administrimi i file
Krahas modaliteteve të paraqitjes me ikona dhe në formë liste, GNOME 2.24 afron tani listën kompakte, tepër e përhapur në mjediset e tjera desktop. Për të aktivizuar këtë paraqitje, zgjidh Control+3).
nga menuja (ose me anë të kombinimit përshpejtuesSikurse për paraqitjet me ikona dhe në formë liste, mund të ndryshohet madhësia e ikonave edhe në paraqitjen kompakte, me anë të opsioneve të zmadhimit tek menu
.Modaliteti shfletim i administruesit të file suporton tani skedat, për të kaluar me shpejtësi nga një directory tek tjetra në një dritare të vetme shfletimi.
File system e sotëm janë në gjendje të trajtojnë gati çdo lloj gërme që dëshirohet të përdoret si pjesë e emrit të file. Për fat të keq kjo nuk mund të thuhet për file system FAT, të përdorur zakonisht tek shumë njësi USB dhe lexues muzike të lëvizëshëm. Kjo bën të pamundur përdorimin e shenjave të ndryshme të pikësimit si pjesë në emrin e file. Në GNOME 2.24 zbulohet nëse po kopjohen file emrat e të cilëve përmbajnë simbole që nuk mund të përdoren, duke konvertuar automatikisht këta simbolë në "_" pa patur nevojë për ndërhyrjen e përdoruesit për të ndryshuar emrat e file.
Edhe plotësimi automatik i emrit të file (plotësimi me pulsantin Tab) është përmirësuar në GNOME 2.24. Plotësimi në shtyllën e pozicionit rezulton tani më i shpejtë e më i besueshëm dhe është edhe i mundur plotësimi i çdo pjese të shtegut. Gjithashtu interfaqja jep rezultate më të plotë në rastet kur nuk korrespondues të tjerë në dispozicion.
2.5. Bëj akoma më shumë me Deskbar
Deskbar në GNOME 2.24 përmban tani shumë plugin të rinj eksitues: një makinë llogaritëse, kërkime me anë të Google (edhe me anë të Google Kode), propozime nga Yahoo! e Wikipedia dhe mundësia e dërgimit të përditësimeve tek Twitter dhe identi.ca.
Me këtë version është gjithashtu i mundur shkarkimi dhe instalimi i plugin të rinj direkt nga arkivët e Deskbar në web.
2.6. Kontrolle të rinj për madhësinë e ekranit
Gjithmonë e më shumë kompjutër (në menyrë të veçantë laptop-ët) suportojnë monitorë shumëfishë (njohur edhe si multihead). Përdoruesit duhet të jenë në gjendje të lidhin një monitor të dytë, si një "klon" (si në rastin e një projektori për prezantime) ashtu dhe si një shtesë të desktop-it të tyre.
GNOME 2.24 ka përditësuar kontrollet për madhësinë e ekranit për të bërë të mundur të gjithë këtë. Duke përdorur specifikën e re XRandR 1.2 të X.Org, ky dialog u jep mundësinë përdoruesve të rregullojnë me lehtësi çdo monitor me konfigurime të ndryshme. Çdo monitori i jepet një emër që shfaqet në këndin e sipërm të majtë të ekranit për ta identifikuar me lehtësi.
Ndryshimet aplikohen menjëherë, pa kërkuar asnjë rinisje të seancës së punës.
Disa driver video të X.Org nuk suportojnë akoma XRandR 1.2 prandaj nuk mund të shfrytëzojnë akoma këto karakteristika. Një prej tyre është driver pronësor i nVidia.
2.7. Suport i ri për temat sonore
Temat sonore në GNOME tani kontrollohen me anë të libcanberra, që plotëson specifikën e Freedesktop.org «Sound Theme and Naming Specification». Tani është i mundur instalimi i temave sonore në menyrë të njëjtë sikurse instalimi i temave të ikonave. Me anë të libcanberra gjithashtu shmanget mundësia që një lajmërim sonor i lëshuar nga një aplikativ të ndërhyjë tek riprodhuesi audio apo video, duke afruar mundësinë e lënies aktive gjatë dëgjimit të muzikës apo shikimit të një filmi me ekran të plotë vetëm lajmërimet sonore me të vërtetë të rendësishme.
2.8. TV dixhitale akoma më e mirë
Me anë të shfrytëzimit të strukturës multimediale GStreamer, GNOME 2.22 i shtoi suportin për televizionin dixhital (DVB) Riprodhuesi të tij të filmave. Të vendosur në përmirësimet e mëtejshme në këtë drejtim, zhvilluesit kanë shtuar suportin për marrës të shumëfishtë DVB (për të shikuar disa kanale në të njëjtën kohë) dhe një sistem akoma më të përparuar për zgjidhjen e problemeve.
Ata kanë përmirësuar gjithashtu edhe suportin "out-of-the-box" (pa asnjë konfigurim) për pjesën më të madhe të telekomandave (me anë të përdorimit të strukturës LIRC). Në këtë menyrë është akoma më kollaj të shplodhesh sesa të shkruash atë raportin e rendësishëm.
Gjithashtu, në GNOME 2.24, gjendet suporti për video me cilësi të lartë të YouTube dhe për nëntitujt remotë (jo lokalë).
2.9. Tepër tërheqëse
GNOME dëshiron të bëjë kompjuterin tënd akoma më të bukur, ja përse kemi punuar kaq shumë mbi temat dhe mbi grafikën. Gjatë zhvillimit të GNOME 2.24 është shpallur një konkurs për të mbledhur sfondet për hapësirën e punës më tërheqës të krijuar nga përdoruesit dhe kemi bërë publikë të preferuarit tanë.
3. Të reja për përdorshmërinë
GNOME shpreh një interes të madh që software të jetë i përdorshëm nga të gjithë, përfshirë përdoruesit dhe zhvilluesit me një shkallë të tillë invaliditeti sa për të mos qenë në gjendje të përdorin një komjutër. Për të përballuar këto raste, është krijuar GNOME Accessibility Project dhe është përcaktuar një strukturë tashmë standard në përdorshmërinë e mjediseve grafikë të lirë.
GNOME 2.24 vazhdon gjithmonë të përmirësojë arritjet e deritanishme në lidhje me përdorshmërinë.
3.1. Lundrim akoma më i mirë nga tastiera
Duke filluar që nga versioni 2.0 i GNOME është bërë e mundur dhënia e fokus panelit të GNOME duke përdorur kombinimin e pulsantëve Control+Alt+Tab. Përdoruesin në këtë menyrë kishin mundësi të lëviznin midis të gjithë elementëve të pranishëm në panel me anë të përdorimit të pulsantit Tab, me përjashtim të ikonave në zonën e njoftimeve.
Duke filluar nga GNOME 2.24 tashmë është e mundur lëvizja për tek një ikonë njoftimi duke përdorur vetëm tastierën.
Lundrimi nga tastiera është përmirësuar edhe në brendësi të administruesit të file. Zgjedhja e file me anë të tastierës është tashmë lineare e jo më kuadrate.
3.2. Përdorshmëri e përmirësuar e mouse
Në versionin e kaluar 2.22 të GNOME janë shtuar funksione specialë përdorshmërie për kontrollin e mouse. Tek GNOME 2.24, këto funksione janë përmirësuar akoma më tepër:
- përdorshmëria e mouse tani funksionon e dhe rregullime për ekranë shumëfishë;
- klik automatik tani mund të aktivizohet duke shpënë kursorin në një zonë speciale të aplikativit për panel për klikimin automatik;
- vizatimi i gjesteve tashmë shfaqet në ekran.
3.3. Lexues më i mirë ekrani
GNOME dhe partner e saj kanë punuar për të përmirësuar përdorshmërinë dhe suportin për leximin e ekranit si për GNOME 2.24 ashtu dhe për shumë aplikativë të krijuar nga të tjerë.
Suporti për dispozitivët braille dhe nga-tekst-në-shqiptim është përmirësuar në menyrë të ndjeshme për aplikativët Java, OpenOffice.org, Mozilla Thunderbird, Pidgin dhe për panelin e shfletuesin e ndihmës së GNOME. Përdoruesit lajmërohen në lidhje me praninë e dialogëve pa fokus kur kalohet tek një aplikativ.
Është kryer shumë punë edhe për të integruar teknollogjinë e lexuesit të ekranit të GNOME me shfletuesit web që suportojnë ARIA, duke filluar nga Mozilla Firefox.
Midis të rejave gjejmë edhe zgjedhjen automatike të zërit të sintetizuesit vokal në bazë të gjuhës së sistemit, suportin për lidhjet verbale, jehonën për fraza dhe mesazhe shtesë me këshilla përdorimi.
4. Të reja për zhvilluesit
Ndryshimet në vijim janë të rendësishme për zhvilluesit që përdorin piataformën e zhvillimit të GNOME 2.24. Nëse këto ndryshime nuk ju interesojnë, mund të kaloni direkt tek seksioni Seksioni 5 ― Të reja për piataformat e lëvizëshme.
- 4.1. Përgatitjet për GLib/GTK+ 3.0
- 4.2. GLib 2.18
- 4.3. GTK+ 2.14
- 4.4. Libreri për mesazhet e menjëhershëm
- 4.5. Deskbar
4.1. Përgatitjet për GLib/GTK+ 3.0
Me qëllim që përdoruesit të përgatiten për versionin 3.0 të GLib dhe GTK+, në lëshimet e ardhshme të që të dyja librerive do të vihen në dispozicion disa flag për të detyruar një kompatibilitet më kufizues.
GLib, GTK+ dhe ATK 3.0 do të kërkojnë që vetëm file header kryesorë (si glib.h, gobject.h, gio.h) të përfshihen në aplikativë. Ky ndryshim është me rendësi në menyrë që file header të përveçëm të mund të eleminohen, riemërtohen dhe të ripërshtaten pa ndikuar në kompatibilitetin e kodit burues për aplikativët.
Për t'i dhënë mundësinë zhvilluesve të provojnë kompatibilitetin e aplikativëve të tyre, afrohen opsione të rinj me kohë kompilimi: G_DISABLE_SINGLE_INCLUDES për GLib, GTK_DISABLE_SINGLE_INCLUDES për GTK+ dhe ATK_DISABLE_SINGLE_INCLUDES për ATK.
Mjafton të kalohen këto flag në fazën e kompilimit gjatë gjenerimit të aplikativit tuaj (për shembull: -DG_DISABLE_SINGLE_INCLUDES) për tu siguruar për funksionimin korrekt të tij.
GLib, GTK+ dhe libreritë përkatëse afrojnë opsione të tjera me kohë kompilimi që mund të përdoren për të verifikuar kompatibilitetin me GTK+ 3.0.
Mund të çaktivizohet suporti për simbolet dhe klasat e vjetra që do të hiqen në versionin 3.0 duke përcaktuar, në fazën e kompilimit, sa në vijim: ATK_DISABLE_DEPRECATED, PANGO_DISABLE_DEPRECATED, G_DISABLE_DEPRECATED, GDK_PIXBUF_DISABLE_DEPRECATED, GDK_DISABLE_DEPRECATED dhe GTK_DISABLE_DEPRECATED për përkatësisht ATK, Pango, GLib, GdkPixbuf, GDK dhe GTK+.
Është i mundur verifikimi që programi të përdorë vetëm funksione që suportojnë ekranet shumëfishë (multihead) duke përcaktuar GDK_MULTIHEAD_SAFE dhe GTK_MULTIHEAD_SAFE.
4.2. GLib 2.18
GNOME 2.24 është versioni i parë që varet nga GLib 2.18.
GLib 2.18 afron edhe një suport të përmirësuar për "kontekstet" (context) në frazat për përkthim, me anë të përdorimit të macro C_() dhe NC_() përveç API të tjerë në GIO.
Një listë e plotë me simbolet e rinj vihet në dispozicion për GLib dhe GIO.
4.3. GTK+ 2.14
GNOME 2.24 është versioni i parë që varet nga GTK+ 2.14.
Një ndryshim i rendësishëm në këtë version të GTK+ është që tani të gjithë widget që derivojnë nga GtkAdjustment (për shembull spinbutton-ët dhe slider-ët) detyrojnë intervalin e tyre për të qenë [inferior, superior - madhësia_faqes], sikurse specifikuar në dokumentim. Për të siguruar një interval të llojit [inferior, superior], caktohet madhësia_faqes në 0.
Të gjithë versionet e Glade (përfshirë 3.4.1) aktualisht krijojnë GtkSpinButton, GtkHScale dhe GtkVScale me një page_size baras me 10 në menyrë të paracaktuar. Zhvilluesit duhet të kontrollojnë çdo file Glade të krijuar për tu siguruar që madhësia e faqes të ketë një vlerë të kuptueshme.
Tani afrohet një klasë e re, GtkMountOperation, që të mund t'i kalohet g_volume_mount. GtkMountOperation është një GMountOperation në gjendje t'i shfaqë përdoruesit, nëse nevoitet, një dialog autentikimi.
Përveç kësaj, afrohet edhe një metodë portable për hapjen e një file dhe të URI të tjerë me anë të aplikativit të paracaktuar duke përdorur funksionin gtk_show_uri(), pa qenë e nevojshme varësia nga libgnome. GDK tani afron një zbatim të GAppLaunchContext për trajtimin e aplikativëve grafikë (si njoftimet e nisjes dhe parashikimin e focus stealing), http://library.gnome.org/devel/gdk/stable/gdk-Application-launching.html.
Gjithashtu, një tjetër e re në GTK+ 2.14, tani gjendet një API bazuar në GFile për GtkFileChooser dhe mundësia e GtkBuilder për të gjeneruar pjesë të një degëzimi XML.
Një listë e plotë me simbolet e rinj vihet në dispozicion për GTK+ dhe GDK.
4.4. Libreri për mesazhet e menjëhershëm
Së bashku me klientin e ri për mesazhet e menjëhershëm (shiko Seksioni 2.1 ― Gjithmonë në kontakt), GNOME 2.24 përfshin libreritë "libempathy", "libempathy-gtk" dhe "telepathy-glib" që mund të përdoren për të integruar karakteristikat e mesazherisë së menjëhershme në çfarëdolloj aplikativi GNOME.
4.5. Deskbar
Interfaqja Match tani përfshin dy metoda: set_snippet dhe get_snippet. Nëse një snippet është përcaktuar, do të shfaqet në një rresht të ri nën vlerën që korrespondon me get_verb.
Interfaqja Action tani ka një metodë të re get_tooltip. Mbishkrimi i kësaj metode mundëson shfaqjen e një propozimi kur përdoruesi kalon mouse mbi një korresponduesi apo aksioni.
5. Të reja për piataformat e lëvizëshme
Me GNOME 2.24 lëshohet për herë të parë piataforma e zhvillimit GNOME Mobile. Në GNOME Mobile janë përmbledhur përbërësit standard të desktop në menyrë që të afrohet një piataformë esenciale mbi bazat e së cilës shpërndarësit dhe prodhuesit e dispozitivëve palmarë të mund të krijojnë mjedise e programimi.
Piataforma GNOME Mobile është zemra teknollogjike e shumë piataformave për dispozitivë të lëvizëshëm bazuar në Linux si Maemo, ACCESS Linux Platform, piataforma LiMo, Ubuntu Mobile, Moblin dhe Poky.
Në lëshimin fillestar të GNOME Mobile janë përfshirë:
-
Infrastruktura bazë
- GLib— afron elementët bazë në krijimin e aplikativëve për libraritë portative dhe aplikativët e shkruar në C. Afron sistemin me objekte të përdorur në GNOME, zbatimin e ciklit "main" dhe një të përbashkët të pasur funksionesh shërbyes për string-a dhe struktura të përbashkëta të dhënash.
- DBus — një sistem i bus për mesazhe në gjëndje tu afrojë aplikativëve një metodë të thjeshtë për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe për të koordinuar proçeset.
-
Infrastruktura e sistemit
- BlueZ — stack Bluetooth modular, i plotë dhe konform me standartet i paisur me instrumentë të ndryshëm grafikë për GNOME;
- http://www.go-evolution.org/EDS_Architecture (port DBus) — administron hyrjen në kalendar, aktivitete dhe tek rubrika e përdoruesit si në menyrë lokale ashtu edhe me anë të një numri të madh protokollesh rrjeti;
- Telepathy— struktura e uniformuar që mundëson përfshirjen tek aplikativët e përdoruesit të funksioneve për mesazhe të menjëhershëm, komunikime audio e video me anë të protokollit IP dhe socket "pikë-me-pikë" (Tubes);
- Avahi — stack DNS-multicast që afron një shërbim zbulimi zeroconf në rrjetin lokal;
- GStreamer — strukturë e pasur multimediale, si për përdorim të thjeshtë si në rastin e riprodhimit dhe streaming audio/video, ashtu dhe në rastet më kompleksë si regjistrimi, miksimi dhe montimi jo-linear;
- SQLite— database SQL transacionale, e thjeshtë dhe me performancë të lartë që mund të integrohet me lehtësi në aplikativë;
- GConf— mundëson arkivimin dhe rekuperimin e preferimeve të konfigurimit;
- Matchbox— window manager për mjedise X11 non-desktop si palmarë, set-top box apo çfarëdo dispozitiv tjetër në të cilin madhësia e ekranit, sistemet e input ose rezervat e sistemit janë të kufizuara;
- gio dhe GVFS— afrojnë një API për file virtualë sistemi me suport për një zgjedhje të gjërë shërbimesh midis të cilëve FTP, SFTP (SSH), WebDAV, NFS dhe SMB/CIFS;
-
Interfaqja e përdoruesit
- GTK+ — toolkit për piataforma të ndryshme për të krijuar interfaqe grafike me API të thjeshta për tu përdorur;
- Pango — vë në dispozicion të GTK+ shërbime për faqosjen dhe per shfaqjen e tekstit në ekran, me një theks të veçantë për internacionalizimin.
- ATK (toolkit për përdorshmërinë)— siguron funksione bazë hyrje universale tek të gjithë widget GTK+, duke i garantuar instrumentëve të përdorshmërisë një hyrje të plotë për të shfaqur dhe kontrolluar aplikativët.
- Cairo — libraria për grafikën 2D vektoriale projektuar për të krijuar output koerent tek të gjithë dispozitivët duke shfrytëzuar, nëse në dispozicion, përshpejtimin hardware. Cairo afron një API të thjeshtë të ngjashëm me PostScript.
-
Binding të suportuar
Të gjitha libreritë e piataformës GNOME Mobile vihen në dispozicion me anë të API native shkruar në C ose me anë të binding të një kualiteti të lartë që afrojnë të gjithë fuqinë e librerive sipas gjuhëve më familjare për kë zhvillon me gjuhë programimi të nivelit të lartë. Gjuhët e suportuara janë:
- C
- C++
- Python
GNOME merr përsipër përkrahjen e këëtyre piataformave dhe do të vërë në dispozicion për shkarkim imazhe makinash virtuale të shpërndarjeve të bazuara në GNOME Mobile 2.24 si Poky, Moblin dhe Ubuntu Mobile, në menyrë që zhvilluesit të mund të provojnë piataformën për t'i përshtatur aplikativët.
6. Internacionalizimi
Falë të gjithë antarëve nga e gjithë bota të GNOME Translation Project, GNOME 2.24 është në gjendje të suportojë 45 gjuhë (d.m.th. me të paktën 80% të frazave të përkthyera), përfshirë përkthimin në shumë gjuhë të manualeve për përdorues dhe për administratorë.
Gjuhët e suportuara:
- Anglisht (amerikane, angleze, kanadeze)
- Arabisht
- Baske
- Bengali (India)
- Bullgarisht
- Danisht
- Dzongkha
- Estonisht
- Finlandeze
- Frengjisht
- Galiciane
- Gjermanisht
- Greqisht
- Gujarati
- Hebraike
- Hollandeze
- Hungarisht
- Italisht
- Japonisht
- Katalane
- Kineze (Hong Kong)
- Kineze (Kina)
- Kineze (Taiwan)
- Koreane
- Lituaniane
- Malajalam
- Maqedonisht
- Marathi
- Norvegjeze Bokmål
- Polonisht
- Portugeze
- Portugeze braziliane
- Punjabi
- Rusisht
- Shqip
- Sllovene
- Spanjisht
- Suedisht
- Sërbisht (Cyrillic dhe latinisht)
- Tailandeze
- Tamil
- Turqisht
- Ukrahinase
- Vietnameze
- Çekisht
Shumë gjuhë të tjera suportohen pjesërisht, me përkthime që shpesh kalojnë gjysmën e frazave.
Përkthimi i një software të përmasave të GNOME në një gjuhë të re mund të jetë një aktivitet tepër i vështirë, edhe për grupin më të përsosur përkthyes. Në këtë lëshim, 6 grupe përkthimi kanë bërë të pamundurën, duke rritur nivelin e përkthimeve të tyre me një 10%. Përgëzime grupeve të kannada, maithili, marathi, pasthu, kroat e tamil për punën e tyre të rëndë.
Informacione të më hollësishme dhe statistika më të detajuara mund të merren nga siti i gjëndjes së përkthimit.
7. Instalimi i GNOME
GNOME 2.24 mund të provohet me anë të LiveCD që përmbledh në një CD të vetme të gjithë software e përfshirë në GNOME 2.24. Është e mundur nisja e kompjuterit direkt nga LiveCD pa qenë i nevojshëm instalimi i asgjëje. LiveCD mund të shkarkohet nga siti i BitTorrent i GNOME.
Për të instaluar apo përditësuar kompjuterin personal në GNOME 2.24, rekomandohet instalimi i pakove zyrtare të shpërndarjes apo vendor në përdorim. Shpërndarjet më popullore do të vënë shumë shpejt në dispozicion GNOME 2.24 dhe disa prej tyre afrojnë që tani një version në fazë zhvillimi me GNOME 2.24. Për një listë me shpërndarjet që përdorin GNOME dhe për të zbuluar versionet e fundit përkatës, vizitoni faqen «Get Footware».
Nëse përkundrazi jeni të guximshëm dhe të padurueshëm e dëshironi të provoni kompilimin e GNOME nga buruesët, rekomandohet përdorimi i një prej instrumentëve të kompilimit. Me GARNOME kompilohet GNOME direkt nga tarball i lëshimit. Për të kompiluar GNOME 2.24.x është i nevojshëm përdorimi i GARNOME 2.24.x. Afrohet gjithashtu edhe jhbuild, i projektuar për të kompiluar GNOME direkt nga SVN. Mund të përdoret jhbuild për të kompiluar GNOME 2.24.x duke përdorur "moduleset" gnome-2.24.
Megjithëse kompilimi i GNOME direkt nga paketat e lëshuara është i mundur, rakomandohet me gjithë zemër përdorimi i njërit prej instrumentëve të lartpërmendur.
8. Drejt GNOME 2.26 e më tej
Zhvillimi nuk ndalon me GNOME 2.24. Punimet për GNOME 2.26 kanë filluar rregullisht, meqenëse do të lëshohet ekzaktësisht gjashtë muaj mbas 2.24.
Plani i zhvillimit të GNOME vë në pah objektivët e zhvilluesve për versionin e ardhshëm dhe planifikimi i lëshimit të GNOME 2.26 do të vihet së shpejti në dispozicion.
9. Kreditë
Këto shënime lëshimi janë përpiluar nga Davyd Madeley me ndihmën e komunitetit të GNOME. Në emër të gjithë komunitetit, dëshirojmë të falenderojmë zhvilluesit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për të bërë të mundur lëshimin e këtij versioni të GNOME.
Kjo vepër mund të përkthehet pa pengesë në çdo gjuhë. Nëse dëshironi ta përktheni në gjuhën tuaj, vihuni në kontakt me GNOME Translation Project.