Shënimet e Publikimit për GNOME 2.10
1. Parathënie
Hapësira e Punës GNOME 2.10 është publikimi më i fundit i më të njohurit, shumë-platformësh dhe të lirë mjedis pune.
Publikimet e hapësirës së punës GNOME vazhdojnë të vijnë në kohë. GNOME 2.10 përfshin mjaft karakteristika të reja dhe qindra korrigjime gabimesh. Gjithashtu, kësaj rradhe GNOME, përfshin një riprodhues filmash dhe një vegël copëzimi CD-sh. Mund të mësosh më tepër në seksionet në vazhdim.
GNOME të pajis me një mjedis të lehtë për t'u përdorur që "thjesht punon" për përdoruesit e përditshëm, pa ndërlikime të tepërta apo karakteristika të pakuptueshme. Në të njëjtën kohë ne u përgjigjemi në menyrë të pasur dhe elastike kërkesave të zhvilluesve me përvojë.
GNOME xhiron në një mori platformash, duke përfshirë GNU/Linux (zakonisht quajtur Linux), Solaris, HP-UX, BSD dhe Darwin e Apple. GNOME përfshin karakteristika të fuqishme si paraqitje të lëmuar teksti, infrastrukturë të klasit të parë açesibiliteti, dhe një infrastrukturë të plotë ndërkombëtarizimi që përfshin mbështetje për tekst dy-kahësh.
Sigurisht, GNOME 2.10 përfshin të gjitha përmirësimet e bëra në GNOME 2.8, të cilat mund ti lexoni në shënimet e publikimit për GNOME 2.8.
Publikimi i Hapësirës së Punës përmban të gjitha programet e duhura për pajisjen me funksionalitet bazë. Gjithashtu, programe më të mëdhenj si Gnumeric dhe OpenOffice.org janë në dispozicion, por zhvillohen paralelisht me ciklin e tyre të publikimit në vend të përfshirjes në publikimin kryesor të GNOME.
GNOME është pjesë e Projektit GNU, dhe është "software" i lirë.
Të lutem vazhdo drejtpërdrejt tek seksioni Të Reja, ose përdor lidhjet djathtas për të mësuar akoma më tepër rreth këtij publikimi dhe Hapësirës së Punës GNOME në përgjithësi.
2. Të Rejat Në GNOME 2.10
- 2.1. Hapësirë Pune
- 2.2. Programe
- 2.3. Qendër Kontrolli
- 2.4. Elementë Paneli
- 2.5. Vegla
- 2.6. Administrimi i sistemit
- 2.7. Lojra
- 2.8. Përmirësime Platforme
2.1. Hapësirë Pune
- 2.1.1. Organizuesi i File-ve
- 2.1.2. Sjellje Dritareje
2.1.1. Organizuesi i File-ve
Organizuesi i file-ve, i njohur gjithashtu si Nautilus, është akoma më i shpejtë dhe më i qëndrueshën në GNOME 2.10, falë ndryshimeve në arkitekturën e tij të brendshme. Në këtë menyrë zhvilluesit e programeve do t'a kenë më të lehtë të mirëmbajnë dhe të zgjerojnë organizuesin e file-ve në të ardhmen.
"Tërhiq dhe lësho" me programe të tjerë, si Mozilla dhe Firefox, tashmë punon më mirë.
Për më tepër, ka shumë ndryshime të vogla që tregojnë kujdesin e GNOME për hollësitë. Për shembull,
- Pulsanti i pozicionit është tashmë me tepër se një pulsant.
- Kur krijohen file të rinj, riemërtimi fillon automatikisht.
- Kur përdoret tastiera për të hapur kartelën prind (Alt-Up), kartela aktuale do të zgjidhet.
GNOME 2.10 afron një koleksion të ri me pamje dhe modele të para-instaluara, kështu që hapësira jote e punës mund të jetë e gjitha e jotja.
2.1.2. Sjellje Dritareje
GNOME 2.10 tashmë ka një aftësi të re që mund të mos e vësh re në fillim, duke zbatuar një tjetër standard të Freedesktop.org.
Në të kaluarën, ndërsa shkruaje diçka në një program ndodhte, që befas dërguesi i çastit (IM) të ofronte një kërkesë fjalosjeje nga një njohur i yti, fjalët do shtypeshin në atë dritare bisede. Përfytyro sikur në atë çast të ishe duke shtypur një fjalëkalim tëndin. Kjo nuk duhet të ndodhë më në GNOME 2.10.
Për më tepër, nëse një programi i duhet shumë kohë të nisë, puna jote nuk do të ndërpritet deri kur ky të ketë hapur dritaren e tij.
2.2. Programe
- 2.2.1. Riprodhues Videosh
- 2.2.2. Përftim Muzike
- 2.2.3. Shfletues Web
- 2.2.4. Evolution
- 2.2.5. GnomeMeeting
2.2.1. Riprodhues Videosh
GNOME 2.10 tashmë përfshin riprodhuesin e njohur të filmave Totem, duke përdorur skeletin multimedial të GNOME-s GStreamer. Totem të pajis me ndërfaqen intuitive që përdoruesit e GNOME-s presin, me zbulim automatik të "hardware" në vend të konfigurimeve të komplikuara.
2.2.2. Përftim Muzike
Shumë i dashturi Sound Juicer, CD-rrjepësi me të cilin përftohen lehtë gjurmët muzikore prej CD-ve, për ti përdorur më vonë në PC-në tënd apo në riprodhuesin portativ të muzikës. Falë shkarkimit automatik të titujve të këngëve, nuk do të të duhet gjë tjetër veç klikimit të disa pulsantëve.
2.2.3. Shfletues Web
"Epiphany" - shfletuesi web i GNOME bazohet tek Mozilla dhe është krejtësisht i integruar në ambientin e punës GNOME. Përmirësimet tek 2.10 përfshijnë
- Një modalitet i përmirësuar ekrani të plotë.
- Shtylla e pozicionit tashmë të tregon kur siti është i sigurt, dhe shfaq favicon-ën e tij.
- Libërshënuesit mund të eksportohen.
- Një organizues zgjerimesh për karakteristika shtesë.
2.2.4. Evolution
Klienti i postës elektronike dhe i "Groupware"-ve të GNOME-s, Evolution përfshin rregullime poste tradicionale, po ashtu Novell Groupwise dhe Microsoft Exchange. Me Evolution mund të lexosh, shkruash, dhe të organizosh email-et e tu, kontaktet, dhe ngjarjet e kalendarit.
Në GNOME 2.10 tashmë është më e lehtë të punosh jashtë linje me email, kalendar, dhe kontakte nëse përdor IMAP, LDAP, WebCal, Groupwise, ose Exchange. Ndryshimet tuaja do risinkronizohen kur kthehesh sërish në linjë.
Ky version i ri ofron disa përmirësime të tjera kalendari:
- Ngjarjeve mund t'i bashkëngjiten file.
- Në ngjarje ripërsëritëse mund të krijohen përjashtime.
- Kalendari përfshin të dhëna moti (vetëm SHBA).
Dhe akoma shumë karakteristika të tjera të reja:
- Tashmë punojnë dhe kartelat e ndara Groupwise dhe mundësitë e dërgimit.
- Madhësitë e kartelave të Exchange dhe skadimi i fjalëkalimeve punojnë.
- Ndërfaqja e përdoruesit të email-it do të pasqyrohet me korrektësi për gjuhët nga e djathta-në të-majtë.
2.2.5. GnomeMeeting
GnomeMeeting lejon përdoruesit të shikojnë dhe flasin me njëri-tjetrin me anë të telefonisë së internetit (VoIP) dhe video-konferencave. Në GNOME 2.10 libri i adresave tashmë është i ndarë me klientin tonë Evolution, kështu që nuk të duhet të shkruash të dhëna kontaktesh në më tepër se në një vend.
Tashmë mund edhe të shfletosh për përdorues të tjerë të GnomeMeeting në rrjetin tënd lokal pa zbuluar hollësitë e tyre të kontaktit. Gjithashtu mund të shikosh pamjet e videos tënde personale krahas atyre të biseduesit, kështu që shikon atë çfarë ato shohin.
2.3. Qendër Kontrolli
- 2.3.1. Planimetri Tastiere
2.3.1. Planimetri Tastiere
Të zgjedhësh një planimetri tastiere tashmë është më e lehtë me panelin e kontrollit të Tastierës. Mjafton të klikosh "Shto" për të zgjedhur nga një listë planimetrish ndërkombëtare tastierash. Përpara se të bësh zgjedhjen tënde mund të shikosh pasojat e tasteve të shtypur në parashikuesin e planimetrisë. Gjithashtu, seksioni i Mundësive të Planimetrisë është riorganizuar si një listë më e thjeshtë zgjedhjesh.
2.4. Elementë Paneli
GNOME 2.10 përfshin përmirësime të rëndësishme sa i përket elementëve të panelit (gjithashtu njohur si applets), duke sjellë karakteristika të reja dhe integrim me pjesën tjetër të hapësirës së punës.
Ndryshimi më i dukshëm është heqja e menusë "Veprime" nga paneli dhe shtimi i menuve "Vendndodhje" dhe "Hapësirë Pune".Këto të fundit të pajisin me hyrje të shpejtë për tek elementët që përdor më shpesh, pa humbur kohë me nën-menutë. Për shembull, menuja "Vendndodhje", rreshton kartelën shtëpi, kompjuterin tënd, shërbyes rrjeti, dhe kërkuesin. Në menunë "Hapësirë Pune", do të gjesh panelet e kontrollit të Preferimeve dhe Administrimit, Dil Jashtë dhe Ndihmë.
Të gjitha menutë e panelit, tashmë janë përcaktuar nga specifikat «cross-platform» të menuve nga Freedesktop.org, kështu që programe jo zyrtarë mund të shtohen në menunë "Programe" pa më të voglin problem nga GNOME.
Gjithashtu, shumë programthe tashmë mund të jenë pjesërisht të tejdukshëm, kur vetë paneli është i tejdukshëm.
- 2.4.1. Kontroll i Brendshëm i Modemit
- 2.4.2. Kosh Paneli
- 2.4.3. Kontrollo Volume të Montuara
- 2.4.4. Merr më tepër parashikime moti
- 2.4.5. Kontroll zëri
- 2.4.6. Marrje shënimi
- 2.4.7. Veçanërisht për kompjuter prehëri
- 2.4.8. Programthet e Hequra
2.4.1. Kontroll i Brendshëm i Modemit
GNOME 2.10 paraqet një programth të ri për kontrollin e modemit tënd, integruar në "Veglat e Sistemit" GNOME.
2.4.2. Kosh Paneli
GNOME 2.10 mundëson një kosh fakultativ për panelin tënd. Ashtu si koshi në hapësirën tënde të punës, tashmë mund të tërheqësh file dhe elementë të tjerë në kosh pa zvogëluar dritaret që ke hapur.
2.4.3. Kontrollo Volume të Montuara
GNOME 2.8 të lejonte të montoje lehtësisht media si CD, DVD, dhe çelësa kujtese USB. Tani programthi i montimit të volumeve të ndihmon të përdorësh këto volume pa vështirësitë e gjetjes së ikonave të tyre në hapësirën e punës, prapa dritareve të hapura. Programthi shfaq volumet e montuara (apo çmontuara), duke të lejuar montimin e tyre, nxjerrjen, ose hapjen e tyre nga organizuesi i file.
2.4.4. Merr më tepër parashikime moti
Vëzhguesi i motit tashmë mund të shfaqë akoma më tepër vendndodhje se më parë, gjithashtu emrat janë përkthyer në gjuhë të ndryshme nga anglishtja aty ku mundet. Për më tepër, parashikimi përfshin llogaritjen e lindjes dhe perëndimit të diellit për shumicën e vendndodhjeve.
2.4.5. Kontroll zëri
Një mikser i ri për panelin tënd (kombinuar me një mikser të ri në hapësirën e punës) punon më së miri me kartën tënde të zërit. Duke përdorur skeletin multimedial GStreamer, mikseri tashmë është më i thjeshtë dhe më i leverdisshëm se më parë. I njëjti skelet punon për Totem, Sound Juicer, riprodhuesin e CD-ve dhe një larmi programesh jo zyrtare, kështu që duke ndryshuar zërin e GNOME nga paneli, do ndryshojë zërin për të gjithë këto programe.
2.4.6. Marrje shënimi
Të mirë njohurat "Shënimet Ngjitëse" tani e bëjnë më të thjeshtë stilin e shënimeve mbi hapësirën tënde të punës, falë një ndërfaqjeje më të thjeshtë përdorimi dhe shumë korrigjime gabimesh. Për shembull, shënimet ngjitëse tashmë do qëndrojnë në hapësirën e duhur të punës, madje edhe në ekrane të ndryshëm.
Gjithashtu, shënimet ngjitëse tashmë qëndrojnë mbi çdo dritare tjetër, kështu që nuk mund t'i humbësh nga sytë. Për të fshehur shënimet, thjesht përdor klikimin e djathtë mbi programthin e panelit.
2.4.7. Veçanërisht për kompjuter prehëri
GNOME tani përfshin një programth për mbikqyrjen e shpejtësisë së proçesorit të kompjuterit tënd të prehrit. Mbikqyrësi i Frekuencës së CPU-së vëzhgon proçesorët me shpejtësi të ndryshueshme (si Intel Speedstep ose AMD PowerNow) për të shfaqur gjendjen e tyre të momentit. Madje mund të zgjedhësh një shpejtësi të ndryshme nëse nuk ke të aktivizuar shkallëzimin automatik të frekuencës.
2.4.8. Programthet e Hequra
Tre programthe janë hequr në GNOME 2.10, në më të shumtën e rasteve, zëvendësuar nga alternativa më të mira.
Programthi i panelit Lexues CD-je është hequr, kështu që nuk do të shohësh një të tillë në panel kur nuk ke një CD në lexues. Ndërkohë, kur fut një CD do niset Lexuesi CD i GNOME-s, i cili mund të kontrollohet më vonë nga një ikonë njoftimi vendosur në Panel.
Programthi i rrjetit Me Valë (Wireless) është hequr pasi programthi Mbikqyrës Rrejti, prezantuar në GNOME 2.8, përfshin gjithashtu mbështetje rrjetesh me valë.
Mbikqyrësi i Kutisë së Postës është hequr pasi nuk mirëmbahej dhe ishte i pasigurtë. Shpresojmë që në të ardhmen të kemi një zgjidhje integruese me klientin tonë të postës Evolution. Nëse nuk përdor Evolution për postën tënde mund të zgjedhësh një program jo zyrtar si njoftues poste.
2.5. Vegla
Veglat e GNOME kanë disa përmirësime, si:
- 2.5.1. Editor Teksti
- 2.5.2. Organizuesi i arkivit
- 2.5.3. Fjalori
- 2.5.4. Formatuesi i disketave
2.5.1. Editor Teksti
The GNOME text editor can now highlight the current line and when editing program source code, it highlights matching braces. Spell checking is improved too. It now only highlights misspelled words when you have actually finished typing the word, and many extra languages are supported and automatically identified.
Shumë prej jush do gëzohen kur mos të të këshillohet më të ruash ndryshimet kur këto të fundit të jenë rikthyer të gjitha siç ishin. Dhe për më tepër nis më shpejt se versionet e mëparshme.
2.5.2. Organizuesi i arkivit
Organizuesi i arkivit GNOME tashmë mund të hapë shumë lloje arkivësh, duke përfshirë AR, Debian dhe 7-zip, dhe arkiva RAR të mbrojtura me fjalëkalim. Dhe nëse përdor preferimin e klikueshmërisë së vetme në organizues, atëhere ky i fundit do përdorë klikime të vetme.
2.5.3. Fjalori
Fjalori GNOME tani sugjeron fjalë kur nuk je i sigurtë sesi të shkruash diçka. Gjithashtu, përkufizimet përmbajnë lidhje për tek faqe web me fjalorë, dhe këto përkufizime mund të shtypen.
2.6. Administrimi i sistemit
GNOME 2.10 afron disa karakteristika të reja për administrimin e sistemit.
- 2.6.1. Vegla Sistemi
- 2.6.2. Shikues Regjistrimesh
2.6.1. Vegla Sistemi
Veglat e sistemit ju mundësojnë konfigurimin e orës së sistemit dhe lidhjen e rrjetit, po ashtu dhe organizimin e përdoruesve dhe grupeve në sistemin tuaj. Tani për tani, këto vegla sistemi janë më të përshtatshme për kompjuter të vetëm sesa për një rrjet të madh kompjuterash.
GNOME 2.10 sjell disa përmirësime, përfshirë
- Networking: Improved wireless support (WEP and ESSID detection), and ISDN connections.
- Përdorues dhe Grupe: Ndryshim më i lehtë i anëtarëve të grupit.
- Ndryshimet aplikohen menjëherë aty ku duhet
2.7. Lojra
GNOME të ndihmon të arrish synimet e tua, por ndonjëherë synimi yt është shplodhja. Vetëm atëhere lojrat e GNOME-s sjellin zbavitjen.
- 2.7.1. GNOME "Njëlloj"
- 2.7.2. Kafshatat e Vogla
2.8. Përmirësime Platforme
Platforma Zhvilluese GNOME 2.10 të pajis me një bazë të qëndrueshme për zhvillues "software"-i të palëve të treta, dhe për vetë Hapësirën e Punës GNOME. GNOME 2.10 shton disa përmirësime API, duke ruajtur përputhshmërinë dhe qëndrueshmërinë API. Në veçanti tani kemi:
- GTK+ 2.6 ka krijues të rinj qelie, pulsantë të rinj, një paraqitje me ikona, dhe një dritare të re dialogu mbi informacionet.
- glib 2.6 ka një API analizues me rresht komande akoma më të thjeshtë.
- Veglat e Platformës tashmë përfshijnë API të plotë për Python për "Platformën Zhvilluese GNOME", me anë të gnome-python. Kjo përveç veglave të tanishme C++, Java, Perl dhe Python, falë projekteve gtkmm, java-gnome, gtk2-perl, dhe pygtk.
3. Administrator Sistemi, Përdorues, dhe Udhëzime Açesibiliteti
Falë përpjekjeve të Projektit Dokumentacioni GNOME GNOME 2.10 vjen me dokumentacion gjithëpërfshirës dhe profesional. Vëmendje e kujdesshme dhe e hollësishme është arritur duke përdorur një dokumentacion udhëzues të stilit të plotë. Ashtu si në GNOME 2.8, çdo program që vjen bashkë me GNOME 2.10 përfshin dokumentacion të plotë.
Mëso si të përdorësh GNOME me Udhëzuesin e Përdoruesit të Hapësirës së Punës. Ky udhëzues dhe dokumentacione të tjerë, duke përfshirë manualë administrimi sistemi dhe karakteristika të açesibilitetit në GNOME mund të gjenden në faqen Mëso GNOME.
4. Ndërkombëtarizim
Falë anëtarëve anë e mbarë botës të Projektit të Përkthimit të GNOME , nën udhëheqjen e Christian Rose dhe Kjartan Maraas, GNOME 2.10 ofron mbështetje për 33 gjuhë të ndryshme (përkthyer të paktën 80 përqind e vargjeve).
Gjuhët e suportuara:
- Shqip (5 milionë folës)
- Portugeze Braziliane (175 milionë)
- Bullgarisht (9 milionë)
- Katalane (7 milionë)
- Kinezçe e Thjeshtuar (mbi 1 miliardë)
- Kinezçe Tradicionale (40 milionë)
- Çekisht (11 milionë)
- Danisht (5.3 milionë)
- Hollandisht (mbi 21 milionë)
- Anglisht (341 milionë)
- Finlandisht (mbi 5 milionë)
- Frengjisht (mbi 75 milionë)
- Gjermanisht (100 milionë)
- Greqisht (15 milionë)
- Gujarati (46 milionë)
- Hindi (370 milionë)
- Hungarisht (14.5 milionë)
- Italisht (60 milionë)
- Japonisht (mbi 125 milionë)
- Koreane (75 milionë)
- Lituanisht (4 milionë)
- Norvegjishte Bookmal (5 milionë)
- Panjabi (60 milionë)
- Polonisht (44 milionë)
- Portugalisht (43 milionë)
- Rusisht (170 milionë)
- Romanian (26 million)
- Serbisht (10 milionë)
- Spanjisht (mbi 350 milionë)
- Suedisht (9 milionë)
- Tamil (61 milionë)
- Turqisht (150 milionë)
- Ukrainisht (50 milionë)
- Welsh (575,000)
5. Plotësim Standardesh
GNOME punon në bashkpunim të ngushtë me grupe si freedesktop.org Plotësimi i standardeve është diçka shumë pozitive për përdoruesit e GNOME-s. Pajtueshmëria përmirëson eksperiencën e përdoruesit duke lejuar GNOME, KDE, e programe të tjerë të punojnë së bashku më lehtësisht. Gjithashtu, duke ndjekur ndihma të hapura të sakta sigurohet mos bllokimi i të dhënave të përdoruesit në formate të patentuar.
Zhvilluesit e GNOME po bashkpunojnë në menyrë të ngushtë me anëtarët e tjerë të komunitetit të "software" të lirë rreth Freedesktop.org në zhvillimin e standarteve që mundësojnë intershkëmbimin. Këto standarte përfshijnë: databazën e përbashkët MIME, temat për ikona, files e ndryshuar së fundmi, menutë, elementët e hapësirës së punës, manazhimi i miniaturave, dhe specifikat e system tray. Për më tepër, GNOME suporton CORBA, XML, Xdnd, EWMH, XEMBED, XSETTINGS, dhe XSMP.
6. Instalimi i GNOME 2.10
Për GNOME 2.10 kemi një LiveCD, që mund të merret nga www.gnome.org. LiveCD të jep mundësinë të provosh hapësirën e plotë të punës GNOME në Linux pa instaluar asgjë tek disku fiks i kompjuterit tënd. Kjo është dhe rruga më e mirë për të parë të rejat e fundit.
Për përdorim të përditshëm, të këshillojmë instalimin e paketave zyrtare, si ato për shpërndarjen tënde Linux. Shitësit ngjan t'a paketojnë GNOME 2.10 relativisht shpejt, dhe të publikojnë versione të reja që përmbajnë GNOME 2.10 së shpejti.
Megjithatë, nëse dëshiron të instalosh GNOME nga kodi burues, për të provuar versionet më të fundit, për të afruar përshtypje dhe propozime, të rekomandojmë një instrument përpilimi, si GARNOME, për të përpiluar nga paketat zyrtare të lëshuara, apo jhbuild, për të përpiluar nga CVS.
7. Probleme të Njohura
Të gjithë programet, kur lëshohen, përmbajnë difekte për të cilët zhvilluesit janë në dijeni por që, për një seri arsyesh, vendosin të mos t'i korrigjojnë para lëshimit. Programet e lirë nuk ndryshojnë nga programet pronësorë në këtë drejtim por, dallimi për programet e lirë është që, ne vemë në dijeni përdoruesit për praninë e këtyre problemeve.
Gjithashtu ftojmë përdoruesit tanë të njoftojnë difektet e ndeshura, në menyrë që të mund të korrigjohen. Rruga më e mirë për të raportuar difektet e gjetur në GNOME është përdorimi i Udhëzuesit të thjeshtë të difekteve. Kjo do t'ju udhëheqë në kalimet e nevojshme për dërgimin e një raporti me kualitet, dhe të sigurojë versionimin korrekt të difektit. Nëse jeni tepër i përparuar për gjithçka që përmban fjalën "i thjeshtë", ja ku keni dhe formularin tradicional të difekteve. Hollësi në lidhje me difekte të njoftuar nga të tjerë mund të merren tek Bugzilla jonë. Difektet më në dukje të GNOME 2.10:
7.1. Listë problemesh të njohura
- Fokus e dritares së re tek Mozilla/Firefox: Kur nis Mozilla apo Firefox ndërkohë që ke të hapur një dritare tjetër të Mozilla ose Firefox, dritarja e re mund të shfaqet e pa fokusuar dhe mbrapa dritares që ka fokusin. Epiphany, shfletuesi i GNOME-s i bazuar tek mozilla nuk paraqet këtë problem, dhe zhvilluesit e Mozilla po punojnë me ngulm për të korrigjuar sa më shpejt këtë problem në versionet e ardhshëm të Mozilla dhe Firefox.
- Fillimi i seancës vonohet përkohësisht: Programe të patrajtueshëm mirë nga manazhuesi i seancave mund të shkaktojnë vonesa për disa minuta në futje. Seanca e prezgjedhur nuk përmban asnjë të ngjashëm prandaj ky difekt mund të ndeshet vetëm në rast se ke ruajtur seancën tënde të punës dhe ke dalë. Nëse ndesh me një problem të tillë, mjafton të bësh durim sa të futesh e pastaj eleminosh çdo aplikativ që shkakton probleme para se të ruash përsëri seancën tënde të punës.
8. Një shikim mbi GNOME 2.12 e Përtej
GNOME punon me një filozofi publikimi bazuar në kohë, një orvatje për pajisjen sa më shpejt të përdoruesve me përpjekjet më të mira të zhvilluesve tanë. Gjashtë muaj pas GNOME 2.10, ne parashohim që GNOME 2.12 do ketë më tepër tipare multimedia të integruar dhe funksionalitet komunikimesh dhe përparësi të mëtejshme në açesibilitet, përdorshmëri dhe ndërkombëtarizim. Shiko dhe Plani i GNOME.
9. Pjesëmarrja
Sekreti i suksesit të GNOME-s janë vullnetarët e shumtë, si përdorues ashtu dhe zhvillues.
Si një përdorues, ndihma jote mund të jetë aq e lehtë sa përmbushja e një njoftimi gabimi. Mund të dërgosh gabime në Bugzilla-n tonë duke përdorur ndihmësin e thjeshtë të gabimeve. Nëse do të ndihmosh më tepër, mund t'i bashkohesh squadrës sonë aktive të gabimeve.
Për zhvilluesit, ka akoma më tepër mbarëvajtje dëfryese për t'u kryer në secilin prej grupeve tona aktivë të zhvilluesve - Açesibiliteti, Dokumentimi, Përdorshmëria, Përkthimi, Web, Testime, Grafikë, dhe Hapësira e Punës& Zhvillim Platforme. Këtu gjendet njëudhëzues sa për të filluar.
Ndihma në GNOME mund të jetë një përvojë e kënaqshme, një njohje me një mori njerëzish të nxitur, të aftë dhe të dobishëm, që të gjithë që punojnë drejt një synimi të përbashkët. Bashkohu me ne sot dhe ndjej ndryshimet që mund të kryesh.